• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIRATOHEN LIGJET NË KUVEND/ PS-ja i merr Metës betimin e gjyqtarëve, kalon nisma për pasuritë e sekuestruara nga OFL-ja
Home
Politikë

MIRATOHEN LIGJET NË KUVEND/ PS-ja i merr Metës betimin e gjyqtarëve, kalon nisma për pasuritë e sekuestruara nga OFL-ja

12 February, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimin në projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka për qëllim që të godasë dhe të izolojë grupin e quajtur ndryshe ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’. Projektligji u miratua në seancën e sotme plenare me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Tashmë me këtë projektligj që u miratua kompetencat e ILD-së që ende nuk është ngritur pas zgjedhjes së kryetarit, i kalojnë KLGJ-së dhe KLP-së për 6 muaj për marrjen e masave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve brenda tre ditëve.

Ankesa mund të bëhet nga çdo individ, i cili mund të identifikohet ose të mbetet anonim. Deri kur të ngrihet Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ankesat do të bëhen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nëse konstatohet se ka shkelje gjyqtari mund të pezullohet për tre ditë duke mos zvarritur procedurën. Kështu nëse më parë pezullimi i prokurorit dhe gjyqtarit kërkonte deri në një vit kohë, pra deri kur të përfundonte hetimi disiplinor, tashmë pezullimi mund të behet për tre ditë.

Me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim, shumica ka miratuar projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar” që i merr Presidentit Ilir Meta të drejtën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me ndryshimet që u miratuan sot, Presidenti Ilir Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar, nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim. Por pse u miratua ky ligj? Shumica e ndërmori nismën pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta nuk thirri për betim Arta Vorpsin dhe për pasojë ajo nuk u bë anëtare e Kushtetueses.

Gjithashtu sot me 87 vota pro, 1 kundër, 6 abstenim, edhe një projektvendim me procedurë të përshpejtuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive te sekuestruara e te konfiskuara”. Nisma ndryshon ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, i miratuar vetëm disa javë më parë. Nisma parashikon zbatimin e këtij ligji edhe pasuritë e sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit, ku Agjencia do të menaxhojë edhe këto pasuri të sekuestruara.

Gjithashtu, Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar do të mbikëqyrë veprimtarinë e agjencisë së administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara si dhe vendos për destinacionin e pasurive të krimit. Sa i takon përfundimit të pasurive të konfiskuar, me marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata për konfiskim, pasuritë kalojnë në pronësi të shtetit. Një tjetër projektligj i miratuar sot ishte edhe ai për ushqimin, projektligji për të huajt dhe për shpronësimet.

Votimet sot në Kuvend
Projektligji për shpronësimet u miratua me 84 vota pro, 19  kundër  dhe 3 abstenim
Projektligji për jodin u miratua me 106 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim
Projektligji për të huaj u miratua në tërësi me 89 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim
Projektligji për Gjykatën Kushtetuese u miratua me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim
Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim
Projektligji për ushqimin u miratua me 85 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenim
Projektvendimi për administrimin e pasurive të sekuestruara u miratua me 87 vota pro, 1 kundër, 6 abstenim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANORAMA E MREKULLUESHME NGA KORÇA/ Qyteti nën petkun e dëborës
Previous article ORIOLA KISHTE HASHASH NË MAKINË? Këto janë VIP-et shqiptare që e pinë para të gjithëve

F.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT