Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka uruar veten e tij për 75-vjetorin e lindjes. Me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan se falenderon bashkëpunëtorët e tij të çmuar për dashurinë dhe sakrificat që kanë bërë për të në këto 75 vite jetë.
Ai ka bërë një status ku thotë se po jeton një realitet ëndrrash.
“Sot 75 vjeç!
Miq, sot 75 vjeç!
E para qe buron nga shpirti im kete dite eshte mirenjohja e pakufishme ndaj familjareve te mi te dashur, miqve te ngushte, shqiptar dhe te huaj, bashkpuntoreve te çmuar per dashurine, sakrificat, miqesine dhe ndihmesen e tyre tejet te vyer qe kane deshmuar ndaj meje ne çdo kohe dhe çdo stine dhe kane bere te mundur keto 75 vite te jetoj ne realitetin e endrrave te mia me te guximshme.
Ndjehem pafundesisht i lumtur, i priviligjuar dhe i bekuar nga Zoti qe pata dashurine, miqesine, mbeshtetjen e tyre!
Se fundi miq, kete dekade une kam patur kenaqesine dhe privilegjin e vecante te udhetoje ne vjeshten e jetes time.
Falenderoj Zotin qe me fuqine dhe vullnetin e tij e ka bere kete vjeshte te bukur si nje pranvere te dyte per mua! sb”, shkruan Berisha.
/AlpeNews.al


