Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili po raporton në Komisionin e Sigurisë mesditën e kësaj marte mbi situatën në burgje.
“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”, tha Ismaili.