Një grabitje spektakolare ndodhi dje rreth orës 15:00 brenda në aeroportin e Rinasit, në pistën e avionit me pasagjerë të linjës që do nisej nga Tirana për në Vjenë, duke lënë të vdekur një prej grabitësve, Admir Murataj.
Admir Muarataj dyshohet të jetë personi që ka bërë rezistencë ndaj policisë, duke qëlluar me breshëri, duke mbrojtur ‘shpatullat’ e shokëve që mundën të arratisen në këmbë me thasët me para, për tu larguar më tej me një automjet të dytë i cili u gjet i djegur nga policia pranë Bathores.
Murataj rezultonte në kërkim edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë shqiptarë.
Vëllai i tij që sot së bashku me bashkëshorten e Admirit dhe të afërm të tij identifikuan trupin në morgun e Tiranës, tha se vëllai i tij nuk është organizatori por një vegël. Sipas tij, janë shokët që e lanë në rrugë dhe e hodhën të vdekur, duke lënë të nënkuptuar se do të marrë hak, duke u përpjekur t’i gjejë vetë se kush janë bashkëpunëtorët
MINUTË PAS MINUTE/
Ora 15:00/ Grabitja e miliona eurove në Rinas
Ora 15:46/ Ndodhi grabitja në aeoroportin e Rinasit
Ora 15:53/ Grabitja në Rinas, Dyshohet se po digjet një automjet
Ora 15:55/ Prokurorët e Krimeve të Rënda në rrugën e Rinasit
Ora 16:00/ Grabitja në Rinas, dyshohet se ka viktima
Ora 16:14/ Grabiten rreth 10 milion Euro në Rinas, vritet një nga autorët
Ora 16:27/ Detajet e grabitjes/ Paratë u morën në pistën e aeroportit
Ora 16:31/ Grabitësi në pistën e aeroportit, u vra në Rrugën e Hurmave
Ora 17:00/ Informacioni i parë zyrtar nga policia për supergrabitjen me viktima në Rinas
Ora 17:03/ Largohet trupi i pajetë i grabitësit të vrarë në Rinas
Ora 17:15/ Detajet e fundit për grabitjen me një viktimë në Rinas! Autorët hynë brenda në avion, terrorizuan pasagjerët
Ora 17:18/ Lleshaj telefonon Ardi Veliun: Zbardhni menjëherë grabitjen, përgjegjësit para drejtësisë
Ora 17:22/ Grabitja me vdekje në Rinas/ Policia shoqëron 40 persona, katër urdhra arresti
Ora 17:44/ Grabitësi pa kartë identiteti, furgoni i ‘Hetimit Tatimor’ pasuri provash
Ora 17:53/ Gjendet makina e djegur e autorëve pranë Kamzës
Ora 18:38/ Grabitësi i vrarë ende pa identitet! Morgu i Tiranës mbushet me familjarë
Ora 19:50/ Dëshmia e qytetarit që u përplas me grabitësit e Rinasit: Mos flit asgjë ose të vrasim!
Ora 20:12/ Grabitësi ‘tullac’ që u vra nga policia…ishte me flokë! Si ishte maskuar
Ora 22:11/ Grabitësi që u vra mbrojti ‘shpatullat’ e shokëve, më shumë se pesë bashkëpunëtorë
Ora 23:15/ Grabitja në Rinas/ 10 milionë eurot e grabitura ishin në 7 thasë
Ora 23:54/ Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, Krimet e Rënda marrin në dorë hetimin
Ora 12: 35/ Grabitja në Rinas/ Mediat greke, zbardhen identitetin i viktimës ai është Admir Murataj
Ora 08:52/ Profili i vrasësit/ Kapoja me 15 emra që grabiti dje 10 mln euro dhe 3 blinda para 4 viteve
Ora 09:41/ Grabitja në Rinas/ Porta e aeroportit ku autorët u futën në pistë, hoqën betonin me kavo
Ora 09:50/ Ekspertët në vendin ku ndodhi përplasja me armë mes grabitësve dhe policisë
Ora 10:48/ Ja cfarë furgoni përdorën autorët për vjedhjen, aeroporti pa kamera
Ora 11:07/ Familja identifikon në morg Admir Muratajn, gruaja largohet në lot
Ora 11:40/ Gjendet furgoni me të cilin u bë supergrabitja, targat e vjedhura
Ora 12:12/ Vëllai i Muratajt: Do i gjej shokët që e lanë në rrugë Admirin, organizatori nuk vritet!
Ora 12:19/ FNSH rrethon Tapizën, kontroll për grabitësit e 10 mln eurove
Ora 14:46/ Shtetrrethim në Rinas, policia kontrolle për grabitësit në arrati
Ora 14:48/ Gjendet një furgon i djegur në një tunel në Tapizë
15: 08/ Grabitja, Lleshaj i ngarkon përgjegjësitë koncesionarit: Dështoi!
Përgatiti: AlpeNews.al


