Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat, në rrugën Shkodër-Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa në aksident janë përfshirë dy makina.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.






