Ka nisur në orën 19:00 protesta e shtatë kombëtare e thirrur nga opozita e bashkuar, para Kryeministrisë. Ajo që vihet re në këtë protestë është mungesa e Monika Kryemadhit. Ndryshe nga herët e tjera protesta e opozitës nuk ka një itinerar të caktuar. Policia ka dhënë leje vetëm për 2 orë protestë.
21:33/ Protestuesit hedhin kapsolla drejt territorit të Xhamisë
21:23/ Policia iu bën thirrrje me megafon protestuesëve: Ruani qetësinë.
21:21/ Protestuesit rrëzojnë gardhin metalik para Kuvendit.
21:09/ Plagoset një protestues si pasojë e kapsollave që vetë ata kanë hedhur.
20:48/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit.
20:45/ Tensionohet situata, kapsolla dhe flakadanë drejt parlamentit
20:42/ Protestuesit hedhin shashka drejt parlamenti
20:27/ Protestuesit zhvendosen drejt parlamentit
20:04/ Protestuesit tentojnë të thyejnë gardhin metali
20:00/ Basha mban fjalën, kapsollat dhe
19:47/ Basha merr fjalën para protestuesëve, ndërkohë që protestuesit hedhin flakadanë.
19:25/ Basha i bashkohet protestuesëve.
19:18/ Protestuesit hedhiun bojë para kryeministrisë.
19:10/ Protestuesit kanë marrë tollumbace “Rama IK”
19:00/ Nis protesta e shtatë e opozitës


