• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MINJ TË NGORDHUR E KRIMBA/ Bllokohen 141 ton miell e misër në biznesin që shiste 18 vite pa licencë në Fushë-Krujë
Home
Breaking News

MINJ TË NGORDHUR E KRIMBA/ Bllokohen 141 ton miell e misër në biznesin që shiste 18 vite pa licencë në Fushë-Krujë

29 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 141.6 ton produkte të pasigurta në biznesin në pronësi të Afrim Bicit, ndërsa i ka bllokuar aktivitetin dhe e ka gjobitur me 3.15 milionë lekë për shkeljet që janë konstatuar. AKU-ja sqaron se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar aktivitetin për “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike.

“Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë” thuhet në njoftim. Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5 ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb).

Njoftimi i plote i AKU-se
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë hallkat e zinxhirit ushqimor duke monitoruar zbatimin e kërkesave ligjore nga operatorët e biznesit ushqimor në funksion të sigurisë ushqimore dhe mbajtjes pastër të tregjeve nga produktet e pasigurta për konsum dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “Afrim Bici” me aktivitet “Magazinë mielli dhe ushqimi për blegtorinë”, Fushë-Krujë, u konstatua se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar edhe aktivitetin “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat).

Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë. Në disa thasë me miell nga lagështia ishin formuar masa të ngurta, sende dhe objekte të panevojshme për aktivitetin ishin të hedhura nëpër ambjent, ambjenti i ambalazhimit dhe magazinimit ishte i padezinfektuar, produktet ushqimore ruhen në të njëjtin ambjent me plehrat kimike, frigoriferi i përshtatur për depozitë misri kishte prani të theksuar ndryshku, lëvizja e produktit sipas numrit të lotit ose datës së skadencës nuk regjistrohej për gjurmim dhe plani/manuali i vetëkontrollit nuk njihej/zbatohej.

Në magazinën e ruajtjes së produktit u evidentua se produktet mbaheshin në ruajtje në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe një pjesë e së cilës e ambalazhuar në thasë 25 kg dhe 50 kg të paetiketuara dhe të pasigurta për konsum. Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb). Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. Gjobë 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. Gjobë 500,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
  3. Gjobë 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  4. Gjobë 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
  5. Gjobë 150,000 lekë (etiketim të ushqimeve për kafshë në kundërshtim me ligjin),
  6. Gjobë 200,000 lekë (veprime në kundërshim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
  7. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore,
  8. Bllokim të 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon intensifikimin e kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimorë për parandaluar çdo praktikë abuzive që ndikon në shëndetin e konsumatorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR FUND SHERRI I BUJSHËM/ DAFINA dhe NOIZY pajtohen pas 5 muajsh (FOTO)
Previous article Ç’ NDODHI NË PERIUDHËN OSMANE? Vijnë në Shqipëri dokumentet "sekrete"

k.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT NË UNAZËN E FIERIT/ Plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT