• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministrja Qato në biznesin social në Lezhë: Synojmë punësimin e  të grave në nevojë
Home
Shqipëri

Ministrja Qato në biznesin social në Lezhë: Synojmë punësimin e  të grave në nevojë

13 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e shoqëruar nga zëvëndës ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri, vizituan në Kallmet të Lezhës, një biznes social operues në sektorin e veshmbathjeve dhe prodhimit artizanal, që ofron trajnim dhe punësim për rreth 75 gra të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Vizita e sotme përpos njohjes së problematikave kryesore të biznesit social në një prej qëndrave ku ai është më i pranishëm siç është Lezha, shërbeu gjithashtu për të prezantuar tek grupi kryesor i interesit projekt-vendimin e kaluar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, mbi “Miratimin e listës së veprimtarive që ushtrojnë ndërmarrjet sociale”.

“Objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtij projekt-vendimi janë përcaktimi i fushave të veprimtarisë së ndërmarrjeve sociale që t’i shërbejnë interesave publike me anë të ofrimit të shërbimeve e mallrave shtesë për të rritur cilësinë e jetës dhe të jetesës. Nëpërmjet veprimtarive të ndërmarrjeve sociale synohet dhe përfshirja sociale dhe riintegrimi i personave të cilët vuajnë pasojat e përjashtimit social”, thuhet në njfotimin e Ministrisë.

Ministrja Qato u shpreh se “nëpërmjet mbështetjes së ndërmarrjeve sociale do të realizohet jo vetëm punësimi i grupeve të pafavorizuara që vuajnë pasojat e përjashtimit social duke ndihmuar kështu në përmirësimin e ekonomisë familjare të shqiptarëve, por do të sigurohen edhe mallra e shërbime të përshtatshme dhe të përballueshme nga grupet e pafavorizuara, të cilat zakonisht nuk ofrohen në mënyrë të vazhdueshme në treg, pa patur një mbështetje nga skemat e ndihmës shtetërore”.

Dalja nga skema pasive e grupeve vulnerabël dhe integrimi social i tyre, zhvillimi i veprimtarive të vazhdueshme për prodhimin dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve, nxitjen e objektivave socialë, rritja e numrit të punonjësve nga grupet e pafavorizuara janë padyshim ndër objekativat kryesore të Qeverisë gjatë këtij mandati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I dashuri 13 vite më i ri ...", këngëtarja amerikane: E dua dhe më do (FOTO)
Previous article Formacionet zyrtare: Chelsea – Leicester City

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT