• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri Xhafaj: Vrasja e DEVI KASMIT është porositur nga një kriminel i rrezikshëm shqiptar
Home
Shqipëri

Ministri Xhafaj: Vrasja e DEVI KASMIT është porositur nga një kriminel i rrezikshëm shqiptar

15 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka deklaruar se vrasja e Devi Kasmit është porositur nga një kriminel i rrezikshëm shqiptar, dhe është kryer nga vrasësi grek me pagesë.

“Vrasësi me pagesë është pjesë e një grupi shumë të strukturuar kriminal. Porositësi i vrasjes është shqiptar dhe është një kriminel i rrezikshëm”, u shpreh Xhafa në Opinion.

Kujtojmë që Policia e shtetit ka arrestuar shtetasin grek Efthymiou Efthymious që dyshohet se kreu vrasjes e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë.

Efthymiou kishte punuar nga viti 1992 deri në vitin 2012 si efektiv i forcave speciale në Greqi, por ishte larguar nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge.

Blendi Fevziu: Rikthehem tek grupi i cili u arrestua për tentativën, për vënien e eksplozivit në Shkodër dhe tentativën për vrasje. Kishte lidhje me bandat e Elbasanit?

Ministri Xhafaj: Kjo mbetet që të vërtetohet në hetim, por besoj që po.

Blendi Fevziu: Janë grupe që merren me trafikun e narkotikëve thatë jashtë Shqipërisë apo dhe në Shqipëri?

Ministri Xhafaj: Çështja e trafikimit të narkotikëve përgjithësisht kryhet për efekt të lëvizjes në vendet e Europës nuk është çështje e brendshme shqiptare.

Blendi Fevziu: Ndërkohë z.Xhafaj si shpjegohet që banda siç është banda si kjo e Elbasanit apo banda të tjera si kjo që ka vendosur eksplozivin janë të mirë pajisura gati më mirë të pajisura se Policia, me mundësi financiare me mjete, me mundësi vëzhgimi etj.

Si shpjegohet që krimi është kaq i sofistikuar dhe nën hundën e Policisë?

Ministri Xhafaj: Besoj se nuk bën përjashtim nga gjithë krimi i organizuar sot në Europë e më gjerë.

Sot tendenca kryesore e grupeve kriminale është sofistikimi i tyre, fuqizimi i tyre nga pikëpamja financiare dhe sofistikimi dhe për shkak të rritjes së teknologjisë.

Por që të thuash që kjo është tendenca e përgjithshme që reflektohet dhe në grupet kriminale shqiptare.

Grupet kriminale shqiptare nuk janë më ato të viteve 90”, nuk janë më ato të viteve 97” me një kallashnikov, nuk janë më as ato të viteve 2000, ku përdoreshin drejtpërdrejt drejtuesit e grupeve kriminale.

Ka kaluar sot në një fazë të re ashtu sikundër është zhvilluar gjithë bota kriminale, jo thjesht dhe vetëm në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë.

Blendi Fevziu: Do t’ju pyes z.Xhafa sepse edhe ju keni lënë të nënkuptohet dhe Ambasadori Amerikan por edhe gazetarë në studio që po ashtu kanë njohje të mirë të situatës, kanë folur për familje mafioze për grupe kriminale dhe për të tjera.

Blendi Fevziu: Po t’ju bëj dhe një pyetje për vrasjen e Devi Mukës.

Ministri Xhafaj: A e dini sot ju sa ka të regjistruar grupe të strukturuara kriminale nga Europoli në Europë?

Blendi Fevziu: Jo

Ministri Xhafaj: 5000.

Blendi Fevziu: 5000 grupe të strukturuara?

Ministri Xhafaj: 5000 dhe 60% e anëtarëve të këtyre grupeve janë shtetas të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

-Shtetas të vendeve anëtarë të Bashkimit Europian.

Blendi Fevziu: Sa prej tyre, prej 5000 grupeve të strukturuara kriminale veprojnë në Shqipëri z.Xhafaj?

Ministri Xhafaj: Sipas asaj, jo sipas standardit të Europolit, sepse sipas standardit të Europolit unë besoj se nuk do ta kalonin 15 të tilla.

Blendi Fevziu: 15?

Ministri Xhafaj: Nuk do ta kalonin kurrsesi me sforco nuk do ta kalonin. Sipas statistikave që kemi bërë ne ose sipas kritereve që kemi vendosur ne për efekt të vlerësim të rrezikshmërisë shoqërore të tyre në nivel kombëtar dhe lokal janë rreth 40 të tilla.

Blendi Fevziu: 40 grupe kriminale të strukturuara?

Ministri Xhafaj: Por ju thashë .

Blendi Fevziu: Me standardin tuaj.

Ministri Xhafaj: Edhe një herë, iu thashë natyrisht nuk janë grupe të strukturuara në nivelin e një organizate kriminale, në nivelin e një organizate kriminale është e vështirë të thuash mund të jenë shumë shumë pak.

Blendi Fevziu: Shumë pak?!

Ministri Xhafaj: Shumë pak.

Blendi Fevziu: Ku janë të shtrira këto grupe kriminale që sipas jush, janë rreth 40 sipas standardit që keni ju Z.Xhafa?

Ministri Xhafaj: Nëse do bëja një , ne kemi

Së pari nëse më lejoni të them që në këtë mandat qeverisës që lidhet dhe me mandatin tim si Ministër i Brendshëm një ndër prioritetet thelbësore është lufta kundër grupeve kriminale. Në këtë kontekst

Blendi Fevziu: A i njihni ju grupet kriminale z.Xhafaj?

Ministri Xhafaj: Në funksion të kësaj ne kemi bërë një vlerësim të riskut të të gjithë grupeve kriminale që janë sot në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Ku e keni bërë këtë?

Ministri Xhafaj: Kemi bërë profilet kemi filluar që në muajin Shtator që unë jam në këtë detyre.

Blendi Fevziu: Pra ju keni dijeni ?

Ministri Xhafaj: Në këtë dokument .

Blendi Fevziu: Cfarë thotë ai raport? Sa faqe është ai raport Z.Xhafa?

Ministri Xhafaj: Vazhdon me kapituj, 60 e ca faqe.

Blendi Fevziu: Dhe aty përfshihen strukturat e 40 grupeve kriminale?

Ministri Xhafaj: Këtu bëhet një analizë e strukturuar e 40 grupeve kriminale të situatës së krimit të organizuar në Shqipëri . Janë nxjerrë cilat janë grupet kryesore kriminale që janë në territorin Shqiptar dhe janë parashikuar , janë përcaktuar.

Blendi : Një grup i strukturuar sa anëtarë ka pak a shumë?

Ministri Xhafaj: Po rasti më ekstrem do të thosha unë që shkon rreth 20 veta.

Blendi Fevizu: 20 veta?

Ministri Xhafaj: Po

Blendi Fevziu: Grup I strukturuar kriminal?

Blendi Fevziu: Cdo të thotë grup I strukturuar kriminal, sipas standardit tuaj jo atij të Europolit?

Ministri Xhafaj: E para njëherë grupi nuk ka natyrën e një organizatë të mirëfilltë kriminale. Grupi I strukturuar kriminal, ka një drejtues ka një organizim të brendshëm një pjesë kur janë grupe të mirëstrukturuara, kanë dhe hierarkinë brenda grupit kriminal, kanë dhe vendimmarrje të qartë edhe kanë rolin e drejtuesit të grupit , anëtarëve, ekzekutorëve.

Blendi Fevziu: Me se merren këto grupe të strukturuara kriminale?

Ministri Xhafaj: Po përgjithësisht grupet tona në tërësinë e tyre rreth 53 % janë në fushën e narkotikëve.

Blendi Fevziu: Fusha e narkotikës që do të thotë në kultivimin e narkotikëve në Shqipëri apo në trafikun e drogërave brenda përmes Shqipërisë?

Ministri Xhafaj: Po nuk mund ti ndash më thikë.

Blendi Fevziu: Nuk I ndan dot

Ministri Xhafaj: Sigurisht nëse do ti merrnim një më një pastaj është çështje tjetër.

Rreth 11% janë në fushën e trafiqeve të ndryshme, trafiqeve të paligjshme , të qenieve njerëzore etj.

18% janë kryesisht për krimet e rënda vrasje , me radhë dhe rreth 20% janë në fushën e krimit ekonomik e financiar.

Blendi Fevziu: Por duket që grupimi që dominon është ai i trafikut të narkotikëve në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie. Z. Xhafaj, ju i njihni këto grupe kriminale, i keni anëtarët e tyre?

Ministri Xhafaj: Sot po.

Blendi Fevziu: Pse nuk i arreston?

Ministri Xhafaj: Kjo është pyetja më e çuditshme që mund të më bëhej…

Blendi Fevziu: Dhe më normalja… në qoftë se kemi një listë me grupet kriminale, me emrat e tyre, fotografitë, adresat, numrat e telefonit…

Ministri Xhafaj: Midis dyshimit, gjurmimit, sigurimit të provës, procesit të hetimit është një rrugë e gjatë. Juve ju kujtohet, vetëm për një grup, që po flisnim psh, grupi që doli sot në media që ishte një bashkëpunim ndërmjet policisë shqiptare dhe policisë italiane ka muaj dhe vite që hetohet.

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që të gjitha këta janë grupe të identifikuara nga ju, por ju nuk i keni kapur ata në aktivitetin e tyre kriminal?

Ministri Xhafaj: Këto nuk janë grupe që kanë lindur sot. Ka prej tyre që kanë 20 vjet aktivitet në këtë vend. Ndryshimi midis asaj që ka qenë dhe kësaj që është, sot ka një profil të qartë kriminal, ka një profil të qartë të çdonjërit prej tyre, të lidhjeve dhe përpjekjeve dhe janë në një proces investigimi…

Blendi Fevziu: Me sa kujtoj unë z.Xhafaj, në vitin ‎2006-2007, sidomos ‎2005-2007 një numër i këtyre bandave u arrestuan, madje edhe në vitin 1999 në kohën e Kryeministrit Majko, më pas në kohën e Kryeministrit Berisha, një numër bandash ka përfunduar në burg brenda 2-3 muajve…

Ministri Xhafaj: Ka një diferencë midis atyre që u thatë juve me të drejtë, ‘banda’, që ishin thjesht grupe të armatosura, të dhunshme, lehtësisht të dukshme dhe shpeshherë me prova të bëra prej vetë atyre në publik. Nëse ju kujtohet në ’97, ’98, ’99, edhe 2000, siç thoni ju, ka një ndryshim thelbësor midis grupeve kriminale të strukturuara që janë shumë të sofistikuara në veprimtarinë e tyre kriminale.

Blendi Fevziu: A janë të lidhura këto grupe kriminale, z.Xhafaj, me politikën dhe konkretisht me politikanë të mazhorancës? Në Elbasan është përmendur përfshirja e tyre me kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini. A është i përfshirë kryetari i bashkisë së Elbasanit në lidhje me këto?

Ministri Xhafaj: Nëse kryetari i bashkisë së Elbasanit apo një bashkie tjetër apo një politikan konkret do të ishte në dijeninë time apo të policisë që është i përfshirë dhe për të ka prova konkrete, unë besoj se sot do të duhej të ishte minimalisht nën hetim.

Blendi Fevziu: A mbrohet kryetari i bashkisë së Elbasanit me eskorta të përforcuara?

Ministri Xhafaj: Jo, ka një mbrojtje sipas ligjit përkatës për shkak të masave të sigurisë, për shkak të një kërcënimi eminent që ka pasur në një moment të caktuar.

Blendi Fevziu: Nga i ka ardhur ky kërcënim?

Ministri Xhafaj: Eshtë një çështje që unë nuk e kam parë në detaj, sepse nuk është detyra ime. Eshtë detyrë e organit përkatës që i jep të drejtën e mbrojtjes.

Blendi Fevziu: Ndërkohë PD, përveç z.Sejdini, ka akuzuar edhe z.Dako për lidhje me bandat kriminale z.Xhafaj?

Ministri Xhafaj: Po PD ka…

Blendi Fevziu: Nejse, është opozita shqiptare që bën një denoncim, ju duhet ta merrni seriozisht në të gjitha rrethanat!

Ministri Xhafaj: Absolutisht po, në qoftë se ka një gjë konkrete, për cilindo, për cilindo qytetar të republikës, jo më për një zyrtar, pa dyshim do ta kishim marrë konkretisht. Por për akuza që hidhen vend e pa vend dhe që shpesh herë, në mënyrën se si bëhen, bëjnë në kundërtën, besoj që është…

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Emery dhe Al-Khelaifi shpëtojnë nga dënimet e UEFA-s pas komenteve mbi gjykimin ndaj Real Madridit
Previous article VIDEO/ Napoli 1-1 RB Leipzig. Timo Werner me supergol

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT