• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri Xhafaj: Duhen identifikuar bandat kriminale dhe të ndalojmë pastrimin e parave
Home
Shqipëri

Ministri Xhafaj: Duhen identifikuar bandat kriminale dhe të ndalojmë pastrimin e parave

28 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministria e Brendshme dhe ministria e Financave dhe Ekonomisë firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi me ‘Ernest&Yang’ në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimin e parave.

Fjala e Fatmir Xhafajt

“Janë një sërë veprash penale për t’u verifikuar. Policia e Shtetit është në një moment reformimi në këtë fushë, në kuadrin e reformimit të policisë kriminale. Miratimi i planit të veprimit për këtë çështje është hap i rëndësishëm përpara, që do ta vërë këtë çështje në prioritetet e qeverisë, por dhe koordinimi më i mirë mes agjencive ligjzbatuese që operojnë në këtë fushë. Operacioni Forca e Ligjit na ka dhënë një mësim të rëndësishëm, sado e fortë të jetë një agjenci, nëse nuk kemi koordinim të mirë mes të gjitha agjencive nuk mund të kemi suksesin e duhur.

Në kontekstin e këtij plani veprimi, kjo mbetet një nga domosdoshmëritë për të pasur sukses. Ofrimi i një kompanie të tillë me eksperiencë ndërkombëtare do të jetë vlerë e shtuar për analiza të rëndësishme, për të kuptuar cila është qasja më e mirë në vendin tonë. Për të identifikuar cilat mund të jenë organizimet më të rëndësishme, për të rritur nivelin e trajnimit të kapaciteteve që kemi, për të koordinuar jo vetëm ndërveprimin mes aktorëve shqiptarë, por dhe me aktorët ndërkombëtarë që operojnë në fushën e pastrimit të parave.

Një gjë është shumë e rëndësishme, trajtimi i gjithë këtyre raporteve, burimeve, të dhënave, që kërkojnë kompani të aftë për ta bërë këtë gjë. Shpresoj që nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë kontribut në fushën e luftës kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit”./AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Efekti Champions/ Zbuloni "dhuratën" e klubit spanjoll për mesfushën...
Previous article Noizy hyn në dietë, me siguri do iu ndihmojë dhe ju me këto sugjerime (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT