• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ministri i Jashtëm anglez: Na duhet edhe ne një Donald Trump
Home
Nderkombetare

Ministri i Jashtëm anglez: Na duhet edhe ne një Donald Trump

8 June, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare

Sekretari britanik i jashtëm, Boris Xhonson nuk e fsheh simpatinë dhe admirimin e tij për presidentin amerikan Donald Trump.

Madje thotë se po të ishte Trump në drejtim të negociatave për Brexit me Bashkimin Europian do të sillte shumë zhvillime pozitive.

Negociatat për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE po hyjnë në një fazë finale “shumë më luftuese me Brukselin”, mundësia për një kolaps ekziston dhe për këtë qeverisë britanike i duhen atribute.

Në këtë mënyrë ministri i jashtëm dhe mbështetës i parë i Brexit, Boris Johnson, në deklarata pa frena të bëra në mënyrë private gjatë një takimi në Londër me aktivistë Konservatorë, por të regjistruar dhe të shpërndarë në media, godet kryeministren Tereza Mej dhe madje shkon edhe deri tek imagjinimi i një Donald Trumpi në timonin e Brexit.

Në bashkëbisedimin e tij, Johnson duket mjaft i qartë në kritikat e tij ndaj Kryeministres, që ndodhet në Kanada për G7-ën, pa e përmendur atë drejtpërdrejtë.

Brexit “është i pakthyeshëm, por rreziku është se në fund mund të mos jetë ajo që duam”, thotë ai. “Ne duhet të pranojmë faktin se tani mund të ketë një kolaps, por pa panik, në fund gjithçka do të shkojë mire”, pohon ministri.

Ai këmbëngul se “duhen atribute” për të kuptuar “avantazhet” që Brexit do të japë në fund. Sulmi ndaj sekretarit të Thesarit, Philip Hammond, ishte i drejtpërdrejtë. Ai akuzohet se punon akoma për të penguar Brexit.

Sa i përket Trump, Johnson tregon një admirim në rritje për presidentin amerikan, veçanërisht në çështjen koreanoveriore.

“Ka një metodë në çmendurinë e tij. Imagjinonin Trump në drejtim të Brexit. Do të kishte kaos.. por do të shkonin në një anë. Dhe do të ishte shumë mirë”, nënvizon Johnson

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DYFISHTË NË "DON BOSKO"/ Dalin pamjet nga një kamera amatore. 31 vjeçari lëshon pistoletën...
Previous article Lewandowski larg Bayernit/ Bavarezët "projektojnë" zëvëndësuesin në kampionatin Italian

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT