• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRI HASANI VIZITË NË LONDËR/ Takohet me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, zbardhen diskutimet
Home
Politikë

MINISTRI HASANI VIZITË NË LONDËR/ Takohet me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, zbardhen diskutimet

19 March, 2025 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy, dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stephen Doughty.

Në fokus të takimit kanë qenë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimet parlamentare, mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë, Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 Maj 2025, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia.

Po ashtu, diskutuam për rritjen e bashkëpunimit në funksion të sigurisë rajonale, rikonfirmuam angazhimin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin shumëpalësh në organizatat ndërkombëtare, si dhe inkurajuam shtimin e investimeve britanike në Shqipëri në sektorë kyç dhe me interes të ndërsjellë.”, shprehet Ministri Hasani.

Hasani pati sot gjithashtu një takim të frytshëm me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Takimi u fokusua në forcimin e angazhimit të përbashkët për stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani nënvizoi: “Takimi ishte një mundësi e mirë për të theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në funksion të stabilitetit në rajon dhe mbështetjes së proceseve të vazhdueshme të integrimit në BE. Këto përpjekje janë thelbësore jo vetëm për të siguruar prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në Ballkan, por gjithashtu ndihmojnë edhe për stabilitet më të gjerë në të gjithë Evropën”.

Përgjatë qëndrimit në Londër, Ministri Hasani është takuar gjithashtu edhe me Martin Vickers, anëtar i parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të lartë të Kolegjit Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes (The Royal College Defence Studies), si dhe mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Ambasada Shqiptare në Britaninë e Madhe me Fondacionin “Butrinti” ku janë ndarë historitë e suksesit përgjatë 30 viteve të këtij fondacioni në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E FALENDEROVA PËR..."/ Presidenti Zelensky reagon pas telefonatës me presidentin Trump
Previous article HAKIMI MASIV I LLOGARIVE TË GMAIL/ Edhe FBI e shqetësuar! Këto janë tre shenjat sinjalizuese, 5 këshillat se si të mbroheni

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT