Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat me Kryeministrin e vendit Edi Rama është shprehur se kemi patur një ulje të papunësimit.
Punësimi ka vijuar të ketë një trend rritës është shprehur ministri. Ahmetaj u shpreh se nga janari në maj janë shpallur mbi 3000 vende të lira pune.
“Sipas INSTAT, punësimi ka vijuar trend rritës në 2018. Ky është një lajm shumë i mirë. Ulja e papunësisë në nivelin më të ulët historik, është lajm tjetër i mirë. Ulja rekord e papunësisë për të gjitha vitet e tranzicionit, pra 12.5 %”, tha Ahmetaj.