• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRAT VIZITUAN BANORËT NË ZONAT E PËRMBYTURA/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…
Home
Politikë

MINISTRAT VIZITUAN BANORËT NË ZONAT E PËRMBYTURA/ Berisha thirrje qytetareve: Gjuajini me domate dhe me vezë…

10 January, 2026 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike i ka bërë thirrje sërish qytetarëve që në rast se shohin ministrat e qeverisë Rama, t’i godasin këta të fundit me domate dhe me vezë.

Kreu i PD tha gjate mbledhjes se Belinda Balluku vetem ne tri dosje te zbuluara nga SPAK-u rezulton se ka vjedhur rreth 1.2 miliardë euro.

Sipas tij, ata janë shkaku i përmbytjes së përvitshme të banesave të qytetarëve. Berisha tha para demokratëve se rreziku i daljes së lumit Vjosa është i njohur dhe se nuk është marrë asnjë masë, pasi sistemet e kanalizimeve janë jashtë funksioneve.

Kreu i demokratëve ka theksuar se kanalizimet nuk janë të pastruara, por të mbushura edhe nga ndërtimet e betonit.

“Investimet ishin vjedhur dhe ky e dërgon për rehabilitim në fatkeqësi. Bazuar në disa parime se në mortje pritet edhe armiku. Ai që vjedh nuk pritet kurrë, as në fatkeqësi dhe në asgjë.

Dhe nuk ka asnjë normë morale për ta pritur atë. Prandaj dhe unë edhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që kudo që t’i shohin, t’i gjuajnë me vezë dhe domate, se shkaku i thellë i përmbytjeve të tyre janë këta

A nuk dihet rreziku i Vjosës? Asnjë masë nuk kanë marrë. Të gjitha sistemet e kanalizimeve jashtë funksioni. Dhe dilte e thoshte se 520 kanale janë pastruar. Që të gjitha të mbushura me mbeturina, me beton, të ndërtuara mbi to, të mbushura nga shumë ndërhyrje të tjera. Dramë e tmerrshme e Durrësit.

Durrësit sikur i erdhi një cunam nga deti. Sigurisht moti ishte, nuk them, por të tjera të bëra nga njeriu, të bëra nga pushteti.
Nuk e spostuan qytetarët e Durrësit hidrovorin që ndodhen pikën më të ulët. E spostoi qeveria, e cila e vendosi në një kuotë pothuaj dy metra më të lartë.

Nuk i vodhën qytetarët e Durrësit pompat e hidrovorit të Hamallajt. Tre pompa shumë të fuqishme ishin zhdukur. Kishin shkuar dhe kishin vendosur dy pompa nafte nga mijëra metër kub që ka një pompë në sekondë në 30 metër kub në sekondë.

Me mijëra rroga paguhen për hidrovoret, por jo vetëm që nuk janë ruajtur, por janë vjedhur.

Dhe ky, nuk bëhet me protesta, dhe në vend të një ndjese të madhe publike dhe një dorëheqje, u dërgon Lubinë për t’u thënë që u kemi vjedhur dhe do t’u vjedhim.

Për t’u thënë këtë gjë. Po si mund të dërgohet ajo që vetëm me tre dosje shkon në 1.2 miliardë grabitja, plaçkitja e parave të qytetarëve shqiptarë. Natyrisht është Rama mbrapa”, tha Berisha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E 14-të E PROTESTAVE NË IRAN/ Mbi 2,300 arrestime, të paktën 65 viktima, përfshirë adoleshentë
Previous article ZJARRI TE TREGU/ Policia me njoftim zyrtar: U shkaktua nga një shkëndijë elektrike

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT