Adriatik Llalla për shkak të “aftësisë” për ti bërë tokat që blinte të shiteshin apo të rivlerësoheshin pas shumë pak kohësh deri në 20- 30 herë më shumë, ato janë quajtur “miniera e arit” e ish Prokurorit të Përgjithshëm. Një skemë prapa së cilë hetuesit dyshojnë se ai pastroi paratë e pista të korrupsionit në përmasa të mëdha ku u përfshi sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë 5 viteve që ishte në detyrë.
Kontrata e parë që ai ka bërë me anë të kësaj skeme kur ishte në detyrë, është kjo që Alpenews.al po e boton sot, e cila besohet se ka shërbyer si kazus për të kuptuar mekanizmin e errët ku besohet se është zhytur ish Kryeprokurori. Një skemë që me siguri dikush ia ka mësuar e që besohet se e futi pas kësaj thellë e më thellë, duke e bërë që ti përkëdhelte ëndrrën për tu bërë pronari i një fshatit të tërë në periferi të Tiranës, e për ta shndërruar tashmë në “peshkun e madh” që ra i pari në rrjetën e drejtësisë së re.
Për çfarë bëhet fjalë?
Në 5 dhjetorin e vitit 2016, plot një vit përpara se të linte detyrën e Kryeprokurorit, Adriatik Llalla ka firmosur këtë kontratë shitje të pasurisë së paluajtshme. Bëhet fjalë për një tokë me sipërfaqe 4 500 metra katrorë, në fshatin Qeha Shytja, në Njesinë Administrative Baldushk, Tiranë. Shitësi është Gazmen Brahimi, që nuk është fare banor i këtij fshati. Bëhet fjalë për një qytetar të ardhur para disa vitesh në Tiranë, i cili është banor i Njësisë Administrative Dajt, në anën e kundërt të qytetit të Tiranës me fshatin që nis dhe blen hap pas hapi Adriatik Llalla.
Mëzohet se zotëria që ia ka shitur tokën ish Kryeprokurorit, është punonjës i thjeshtë në një spital privat në Tiranë dhe në sigurimet shoqërore e tatime figuron se paguhet me një pakë prej 30 mijë lekësh në muaj. Rreth një muaj përpara se t’ia shiste tokën zotit Llalla, ai e ka blerë atë nga persona që nuk figurojnë në këtë kontratë për një shumë prej 45 milionë lekësh. Hetuesit janë vënë në gjurmë të kësaj shume, pasi të ardhurat e z. Brahimi nuk i justifikojnë dot burimin e këtyre parave.
Me të njëjtën shumë që e bleu tokën, ai ia shet atë Adriatik Llallës. Ky person dyshohet se ka shërbyer si një “guackë” për të fshehur “dhuruesit” e saj të vërtetë, në mënyrë që duke bërë shitje pas shitjes të humbte gjurma fillestare, deri tek blerësi fundor që në këtë rast është Llalla. Personi që e ka patur tokën përpara se ajo ti kalonte nëpërmjet Gazmen Brahimit ish Prokurorit të Përgjithshëm, po verifikohet tashmë. Dyshohet se kemi të bëjmë ose me një sekser, ose me një “viktimë” që për të mbyllur çështjet në Prokurori, ka paguar “gjobën”.
A e dini sesa është vlerësuar në fund të këtij transaksioni të errët “miniera e arit” ose toka e blerë me kontratë nga Llalla, pas 5 muajve? Nuk do ta besoni por nga 100 lekë metri katror, kjo tokë vlerësuar pas 5 muajsh, muajsh në 363 milionë e 231 mijë lekë ose mbi 363 mijë dollarë.
Si në këtë rast, Lllalla ka vepruar edhe m e toka e prona të tjera. Zbardhja e kësaj kontrate dhe e të tjerave, çoi me sa duket prokurorinë drejt vendimit për të hetuar zyrtarisht Adriatik Llallën për “pastrim parash në përmasa të mëdha”.
Përgatiti: Alpenews.al







