Një shpërthimi fuqishëm ndodhi mëngjesin e djeshëm në një dyqan celularësh pranë ish-Drejtorisë së Higjienës, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë.
Shpërthimi ndodhi në një servis celularësh në pronësi të shtetasit Gentian Hoxha, 34-vjeç.
Si fillim policia dyshoi që lënda plasëse mund të ishte vendosur nga dikush tjetër në ambjentet e dyqanit ose shpërthimi të kishte ardhur si pasojë e lëndës plasëse që ndodhet në bateritë e telefonave por shpërthimi ishte shumë i madh.
Pas hetimeve të policisë u zbulua që vetë GENTIAN HOXHA montonte mina me celularë dhe shpërthimi u shkaktua nga një incident gjatë montimit të një mine.
Policia ka njoftuar ditën e sotme arrestimin e personit që mbeti dje i plagosur pas një shpërthimi të fortë në dyqanin e celularëve. Sipas të dhënave të para , ai akuzohet për armëmbajtje pa leje pasi në dyqan iu gjetën kapsolla dhe përcjellës.
Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë pronari i dyqanit, 34-vjeçari Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar i vetëm në momentin e ngjarjes.
Policia tha zyrtarisht se nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse, megjithatë ka dyshime se bëhet fjalë për tritol. Ekspertë kriminalistë dhe ata antieksplozivë kanë konstatuar mbetje lënde plasëse në tryezën ku po punonte 34-vjeçari dhe disa copa celulari.
Nisur nga këto rrethana, ka dyshime që i riu mund të ketë qenë duke përgatitur ndonjë minë me celular. Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që ndonjë person ka dërguar te Hoxha ndonjë minë për ta çaktivizuar dhe në punë e sipër mund t’i ketë shpërthyer.
Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për ndonjë reaksion kimik në bateritë e celularëve, por përmasat e shpërthimit ishin shumë herë më të mëdha se plasja e lëndës përbërëse të baterisë. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar dëme të shumta materiale, por edhe dëshmitarët kanë deklaruar se shpërthimi ishte i fortë, i ngjashëm me atë të eksplozivit. Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e saktë të rrethanave të ngjarjes.
NGJARJA
Rreth orës 10:40, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një dyqan servis celularësh në rrugën “Qamil Guranjaku”, në kryeqytet. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati viktima, por vetëm një person të plagosur dhe dëme të shumta materiale, në dyqanin ku ndodhi dhe në godinat e bizneset përreth.
Policia tha se personi i plagosur është pronari i dyqanit, Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për në spital. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi se lënda shpërthyese ka qenë brenda dyqanit dhe vala e goditjes ka qenë nga brenda jashtë.
Ekspertë të njësisë antieksplozive e kriminalistë kanë përcaktuar se vatra e shpërthimit ka qenë në tavolinën e punës së 34-vjeçarit. Ndërsa i riu ndodhej i vetëm në dyqan e derën e kishte të mbyllur.
AlpeNews.al