• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MINA ME CELULARË/ 2 mijë € një bombë! Çfarë u gjet tek dyqani ku ndodhi shpërthimi (DETAJET)
Home
Breaking News

MINA ME CELULARË/ 2 mijë € një bombë! Çfarë u gjet tek dyqani ku ndodhi shpërthimi (DETAJET)

13 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detonatorë, kapsolla përcjellëse dhe tela që lidhin bombat ishin disa nga pajisjet që gjetën ekspertët e Policisë brenda servisit të celularëve të Gentjan Hoxhës në Tiranë. Gjetja e këtyre provave ka bërë që Policia të arrestojë në Spitalin e Traumës 34-vjeçarin Gentjan Hoxha me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municioneve.

Hoxha paraditen e së hënës ishte duke montuar mekanizmin një bombë me celularë. Në momentin kur ndodhi shpërthimi thanë burime nga Policia për Report TV, Gentjan Hoxha po lidhe detonatorin me kapsollat përcjellëse. Pikërisht një incident ka ndodhur gjatë këtij momentit duke sjellë shpërthimin e detonatorit në tavolinën ku po punonte Hoxha.

Gjithashtu në dyqanin e Gentjan Hoxhës është gjetur edhe pluhur i bardhë, që dyshohet se ishte tritol, por po i nënshtrohet kontrolleve. 34-vjeçari i janë sekuestruar edhe disa celularë të vjetër të markës Nokia, që mendohet se do t’i lidhte me mekanizmin shpërthyes.

Po kështu janë gjetur edhe mikroskop të vegjël që përdoren për montimin e bombave. Rreth 2 mijë euro dyshohet se i shiste Gentjan Hoxha bombat me celularë që përgatiste. Menjëherë pas urdhër arrestit, Gentjan Hoxha mbahet në vëzhgim nga 4 oficerë police në Spitalin e Traumës.

Një ditë pas shpërthimit në rrugën “Qamil Guranjaku”, janë ende në tokë xhamat dhe dërrasat. Dëshmitarë gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi pranë Ambasadës Amerikane, tregojnë situatën si u nxor nga servisi Gentjan Hoxha.

“Pati shpërthim, e ndjeva që ishte dinamit. Hynë këta tre burrat e tjerë, e nxorën. Ai ishte sterrë i zi, gishtat e duarve i kishte të prera, e ndonjë copë të varur”, tha dëshmitari. Hetuesit kanë tentuar ta marrin në pyetje Hoxhën, por ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas policisë, Gentjan Hoxha kishte marrë porosi për përgatitjen e bombave me celularë dhe më pas do t’i shiste ato.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern Munich, ja kur kthehet Manuel Neuer…
Previous article Trajneri i Romës nuk dorëzohet: Shans i madh, nuk do të mjaftojë të luajmë mirë vetëm 45 minuta

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT