Elona Bici, është vajza, fotoja e së cilës është publikuar ditën e djeshme, por me emrin Edlira Bici në lidhje me grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill 2019.
Në lajmet e cila dolën ditën e djeshme ku e nxirrnin Elona Bicin se kishte rol “kyç” sipas mediave. Ajo thuhej se kishte lidhje intime me “trurin” e grupit I cili u vra gjatë grabitjes Admir Murataj.
Të dhëna të tjera thane se ajo ishte ish-efektive policie dhe ka ndihmuar grabitësit e Rinasit për të shpërqëndruar policinë duke djegur një furgon në Bathore.
Ajo tha dje se jeton në Gjermani prej një viti, dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen. AlpeNews.al ka siguruar foto të 31 vjeçares e cila duket se është në pritje të një fëmije.
Përgatiti: AlpeNews.al





