Në podcastin e kësaj të hëne, “Pjaca” në Media Radar dhe Pjaca Media, nën drejtimin e Alfred Pezës ishte e ftuar Ilda Baraj, një nga drejtueset e fabrikës mëtë madhe të tullave në vend K.I.D ALB.
E pyetur nga Peza se çfarë I mësoi fabrika e tullave, ajo u shpreh disiplina.
Ilda Baraj: Fabrika e tullave më ka mësuar një gjë, disiplinën. Këtë gjë ma ka mësuar dhe ma ka ngulitur që të vogël, sepse të dy prindërit kanë qenë të përfshirë në fabrikë tullash dhe suksesi është kur gjithë zinxhiri plotësohet.
Një nga investimet më të rëndësishme lidhet me teknologjinë dhe automatizimin e procesit të prodhimit. Sipas saj, lidhja me partnerë dhe specialistë të huaj ka ndihmuar fabrikën të sjellë teknologji të reja në Shqipëri.
Baraj: 99% e pajisjeve dhe makinerive vijnë nga Italia dhe janë italiane. Na mundësoi një takim me këta holandezët që, kuptohet, pastaj janë tjetër nivel për sa i përket investimeve në teknologji dhe në inovacion.
“Ne ishim të parët në rajon që futëm robotikën në qeramikë.Precizioni është maksimal, kualiteti i tullës që ajo nxjerr… janë të gjitha të minimizuara. Zvogëlon këtë gabimin njerëzor që ndodh rëndom nëpër prodhim.”
Por rruga drejt teknologjisë së avancuar nuk ka qenë pa vështirësi. Një nga episodet më të vështira ka qenë pikërisht një investim i madh në një linjë të re robotike.
Ilda Baraj: Ishim gati të inauguronim linjën e re, atë që ta bëjmë me robot, dhe dy ditë përpara u dogj e gjitha në 17 minuta. Një investim jete, mbi 5 milionë euro.Ajo që nuk të mbyt, forcon. Kështu që ne dolëm më të fortë.


