• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MILIONA EURO DËM SHTETIT/ Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”
Home
Breaking News

MILIONA EURO DËM SHTETIT/ Gjykata e Fierit vendos për të arrestuarit e kompanisë “Bankers”

5 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për drejtuesit dhe punonjësit e kompanisë “Bankers Petroleum”, të arrestuar në kuadër të hetimeve për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat.

Në sallën e gjyqit të pandehurit janë shprehur se janë të pafajshëm duke mos pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga prokuroria e Fierit .

Sipas avokatit mbrojtës të ish administratorit Leonidha Çobo, prokuroria ka gabuar rëndë procedurialisht duke e marrë në hetim klientin e tij, pasi të gjitha pretendimet e ngritura janë trajtuar nga vetë Prokuroria Fier në vitet 2020-2021, ku në përfundim është kërkuar pushimi i hetimeve.

Po kështu, çdo pretendim për fshehje të të ardhurave gjatë periudhës kur administrimi i Bankers është kryer nga z. Çobo, është trajtuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris.

Po sipas avokatit Maksim Sota , Çobo në seancë është prekur moralisht duke thënë se po dëmtohet imazhi i tij padrejtësisht me akuza të padrejta.

Me vendim të Gjykatës së Fierit u lëshuan 14 urdhër arreste, 9 prej tyre të ekzekutuar dhe 5 kinezë ende në kërkim. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”.

Arrestimi i drejtuesve të Bankers Petroleum me akuzat për fshehje të të ardhurave shënon vetëm kulmin e një marrëdhënieje të tensionuar mes kompanisë kineze dhe shtetit. Historia e përplasjeve në mbi dy dekada “bashkëjetesë të trazuar” mes kompanisë kineze e ka zanafillën shumë më herët.

Operacioni policor u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ DREJTUESI I SKAFIT NË BORSH/ Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit
Previous article GJERMANI/ Rënie prej 50% e kërkesave për azil në gjysmën e parë të vitit 2025

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTOI PA LEJE NË VOSKOPOJË/ Arrestohet administratori i subjektit! Procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së (EMRAT) Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE NË VOSKOPOJË/ Arrestohet administratori i subjektit! Procedohen penalisht dy punonjës të IMT-së (EMRAT)

AKSIDENT NË BULQIZË/ Përplasen dy automjete "kokë më kokë", lëndohen shoferët Aktualitet

AKSIDENT NË BULQIZË/ Përplasen dy automjete "kokë më kokë", lëndohen shoferët

E RËNDË NË LIBRAZHD/ Tentoi të kryente marrëdhënie me 25-vjeçaren, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË LIBRAZHD/ Tentoi të kryente marrëdhënie me 25-vjeçaren, arrestohet autori

Facebook Comments

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë Blog

MERO BAZE/ SPAK provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt Blog

FRROK ÇUPI/ Frika nga gjumi post- elekt

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi? Blog

ARTUR AJAZI/ Si ka mundësi?

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes Blog

LIRIDONA BEQIRI/ Samiti i Shkupit i Ramës dhe Kurtit: Iluzioni i progresit në hijen e ndarjes

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës… Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Valëza opozitare nga diaspora vetëm sa e përkëdheli murin elektoral të Ramës…

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT