Gennaro Gattuso mund të promovohet nga skuadra e të rinjve të Milanit në rolin e trajnerit të ekipit të parë nëse Vincenzo Montella humbet sot në Genoa.
Kuqezinjtë kanë pësuar tre humbje të njëpasnjëshme të Serie A në Sampdoria, Roma dhe Inter, duke e bërë këtë ndeshje të sotme (e diel) një lojë për fitore të domosdoshme.
Drejtorët e klubit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli kanë lënë shenjë se koha po mbaron për trajnerin Montella.
Mediumit Il Giornale dhe Corriere della Sera sugjerojnë se klubi është i shqetësuar për të sjellë një trajner të ri në këtë fazë pasi do të shkaktonte më shumë vonesa dhe do të merrte edhe më shumë kohë për lojtarët për të adaptuar një mënyrë të re të lojës.
Në vend të kësaj, klubi thjesht mund të kthehet te Gattuso – i cili është trajneri i ekipit të tyre të të rinjve Primavera – për të mbuluar boshllëkun për pjesën tjetër të sezonit.


