• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MIKU QË DHE EURON E FUNDIT NË XHEP TA JEP”/ Rama s’i fsheh emocionet për gjestin e italianit që luan me flaut himnin shqiptar: Jam drithëruar fort
Home
Politikë

“MIKU QË DHE EURON E FUNDIT NË XHEP TA JEP”/ Rama s’i fsheh emocionet për gjestin e italianit që luan me flaut himnin shqiptar: Jam drithëruar fort

30 March, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Shqipëria u rendit krenare mes vendeve Europiane, duke treguar vlerat e saj, ndonëse një shtet i vogël…gjesti i dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare dhe është vlerësuar maksimalisht, e mbi të gjitha nga vetë italianët.

Mesazhe falenderimi të pafundme kanë mbërritur nga mjekë, qytetarë, politikanë, por ky qytetar ka zgjedhur që t’i falenderojë vëllezërit dhe motrat shqiptare ndryshe, duke luajtur himnin kombëtar. Ai ka bërë një krahasim, të një miku që ka 1 euroshin e fundit dhe nuk nguron t’ia japë shokut që ndodhet në ditë të vështirë. Kështu është edhe historia e Shqipërisë. 30 mjekë dhe infermierë ndoshta nuk mund të ndryshojnë situatën në Italinë që lëngon nga koronavirusi, por përcjell mesazhin shumë të fortë.

Teksa shumë shtete të tjera, mes tyre edhe superfuqi botërore, janë mbyllur brenda vetes në këtë betejë, Shqipëria e vogël në përmasa, por edhe ekonomi, tregoi se ishte e madhe në shpirt. Në ballkon, me partiturën përpara, qytetari italian ka luajtur himnin shqiptar si një shenjë falenderimi, dhe këto nota të luajtura duken aq të bukura që të mbushin me krenari. Videoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se është rrënqethur nga kjo video.

“Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…

Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, kjo video e bërë në ballkon nga një qytetar italian, jam drithëruar fort dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, jam i bindur se të gjithë ju, do të bashkoheni me mua, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #graziedicuoredalalbania, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik”, shkruan Rama.

🟢⚪️🔴 🌊❤️ 🌊 🔴⚫️ MIRËMËNGJES😊

🟢⚪️🔴 🌊❤️ 🌊 🔴⚫️MIRËMËNGJES😊Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre… Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t'ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik🙏

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 29. März 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Trump: Kemi bërë një punë të mirë nëse kemi më pak se 100 mijë të vdekur
Previous article KRIZA E KORONAVIRUSIT/ Qeveria gjermane fillon pagesat për bizneset e vogla dhe personat e vetëpunësuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit Politikë

ZGJERIMI I BE-së/ Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e Bashkimit

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut Aktualitet

U MASAKRUA ME ÇEKIË NGA ITALIANE DHE PARTNERI I SAJ ME ÇEKIÇ/ Zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT