• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MIKU I MARTINAJT/ Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite për Elvis Gacajn
Home
Aktualitet
Kronikë

MIKU I MARTINAJT/ Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite për Elvis Gacajn

9 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka shpallur pretencën për dy anëtarët e klanit Duka të akuzuar për vrasjen e ish efektivit të policisë, Santiago Malko në 27 gusht të 2019-ës.

SPAK ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe me 7 vite burg për Elvis Gacajn.

Ish polici, Malko, njihej si krahu i djathtë i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj dhe dyshohet se u ekzekutua nga anëtarët e klanit ‘Duka’ që njihen si rivalët më të mëdhenj të biznesmenit të lojërave të fatit i cili ka humbur gjurmët prej muajsh, që pasi u shpall në kërkim në kuadër të operacionit ‘Plumbi i Artë’.  Më herët për këtë ngjarje, u dënua me 25 vite burg, Bledi Teta i cili ka qenë një prej personave që mori pjesë në atentatin me breshëri kallashnikovi ku shënjestra ishte viktima Santiago Malko.

Malko njihet në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal, dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha.

Si ndodhi vrasja

Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko.

Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka” në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NJOHUR SI “ESCOBAR”/ Ish-anëtari i bandës së klanit Nikshiq në Malin e Zi vritet në Beograd
Previous article DEKLARATA E FORTË/ Balina: Qetsori s’ka hyrë të fitojë, por për të fuqizuar…

F.autor

Postime të ngjashme

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit` Aktualitet

“TI PA MUA NUK BËN”/ Studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund Aktualitet

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT