Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pohuar se bisedimet paraprake me liderët e Kores s Veriut janë “duke avancuar më shpejt dhe më mirë se që është menduar”.
Sekreti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, ka thënë se këtë të hënë se shteti i tij është i gatshëm të siguroj “garanci unike të sigurisë” qeverisë së Koresë Veriore nëse kjo e fundit pranon të filloj “çarmatimin komplet, të verifikueshëm dhe të pakthyershë, të armëve nukleare”.
Një ditë përpara se të mbahet takimi i paraparë në mes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Sekretari Pompeo është shprehur në një konferencë të shtypit në Singapor se “bisedimet janë duke avancuar shumë më shpejt se që ata kanë pritur.
“Do të bëjmë veprimet e duhura që ata të ndihen të sigurt, ndërsa sa i përket çarmatimit nuk është diçka e keqe për ta”, ka thënë Pompeo.
Sipas Pompeot nëse çarmatimi ndodhë, do të qojë drejt një së ardhme më të mirë për popullin e Koresë së Veriut.
Pompeo po ashtu ka thënë se qeveria e tij do të pranojë vetëm çarmatimin komplet, si reagim ndaj fjalëve se Amerika do të pranonte edhe çarmatimin e pjesshëm.
“Këto garanti do të jenë ndryshe dhe unike” se ato që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të gatshme të i ofrojnë më herët” ka thënë sekretari i SHBA-ve.


