• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MIHALI”/ Avokati: Makina eci 3 km me të sipër. E goditi se nuk kishte ku të kapej…
Home
Sociale

“MIHALI”/ Avokati: Makina eci 3 km me të sipër. E goditi se nuk kishte ku të kapej…

5 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rasti Mihal Kokëdhimës dhe video e shpërndarë në media ishte njolla e zezë për turizmin në Shqipëri. Ketë të enjte në emisionin Opinion është debatuar pikërisht për këtë çështje. Ish-avokati i Kokëdhimës ka dhënë detaje për ngjarjen si dhe ka treguar versionin e ish-klientit të tij.

Avokati I Mihalit

“Sipas versionit dhe të prokurorisë është i evidentuar tashmë që grupi i shqiptarëve bashkë me turistët kanë shkuar kanë porositur, ashtu si shqiptarët bëjnë dhe pazare të ndryshme. Kanë shkuar kanë porositur aq sa deshën, ua ka servirur dhe peshkun ndërkohë janë ulur në tavolinë, i ka marrë menunë për gjera e tjera ndërkohë ishin duke pritur që të përgatitej peshku. Pas disa minutash ata ngrihen, nuk e di se si… u ngritën dhe kanë dalë jashtë. Zoti Kokëdhima kishte parë tek tavolina dhe del jashtë. Merr policinë dhe i thotë që po ikin, ndërkohë këta ndezin makinën edhe ikin. Ai është hedhur instinktivisht tek makina se ka menduar se donin ta shtypnin. Ai godiste makinën me telefon se nuk kishte ku të kapej. Këta zotëritë kanë ecur tre kilometra e gjysmë me Mihalin sipër makinës. Ata nuk kanë ndaluar asnjëherë që ai të zbriste”, tha avokati Kujtim Cakrani.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi që ishte në studio tha se ngjarja nuk ishte aq e thjeshtë sa e shpjegoi avokati.
“Ata ishin me bluzën e grisur, familja ishte e shqetësuar. Kryefamiljari ishte i çarë në buzë, pastaj situata mori ndryshe. Nuk është ekzagjerim që i vajta me tufë me lule… Video është e tillë, ata ndaluan në atë lokal nga dita e bukur, nga mikpritja e njerëzve. Unë nuk jam për avokat as për prokuror. Të vetmin justifikim që i vinin ngjarjes turistët është se zotëria nuk ishte në terezi. Ata nuk kanë konsumuar asnjë gotë ujë në atë lokal”, tha ministri Klosi.

Ndërsa gazetari Enrik Mehmeti tha se pronari i lokalit tashmë të prishur, Mihal Kokëdhima ka deklaruar se ka dalë para makinës së turistëve t’i bënte foto targës. “Kanë tentuar për të hapur derën e furgonit me turistë por ka qenë në siguresë. Dhe në këtë moment ka dalë para makinës dhe ata i kanë dhënë gaz dhe e kanë marrë para”, tregoi Mehmeti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JOHNSON PËSON TJETËR GODITJE/ I vëllai e braktis, ikën nga politika
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Irlanda-Zvicër. Rezultati 0-1

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT