• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MIGRACIONI I PALIGJSHËM/ Oficerët e FRONTEX “zbarkojnë” në kufirin e jashtëm të Shqipërisë
Home
Aktualitet
Kronikë

MIGRACIONI I PALIGJSHËM/ Oficerët e FRONTEX “zbarkojnë” në kufirin e jashtëm të Shqipërisë

17 June, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Oficerët e FRONTEX-it, dislokohen në kufirin e jashtëm të Shqipërisë me BE-në, për të vijuar kontrollet e fluksit të migratorëve.

Sot në mesditë nëpërmjet një fluturimi me Charter, mbritën në Rinas dhe u nisën drejt vendeve ku do dislokohen oficerët e radhës të shteteve pjesmarrëse në këtë operacion.

Prej 1 viti, në Shqipëri, konkretisht në Gjirokastër dhe Korçë, në kufirin tokësor me Greqinë, filloi zbatimi i operacionit JO FOA Western Balkan, i Agjencisë Europiane të Rojes Kufitare dhe Bregdetare, FRONTEX, ku marrin pjesë oficerë të policive kufitare të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian dhe të FRONTEX.

Qëllimi është zbatimi i aktiviteteve operacionale të koordinuara, në kufirin tokësor ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, për kontrollin e flukseve të imigracionit të parregullt, parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar dhe forcimin e bashkëpunimit.

Që prej fillimit të Operacionit të përbashkët, me 22 Maj 2019, situata e sigurisë kufitare ka ndryshuar dukshëm, në sajë të angazhimit të rojeve kufitare të vendeve të Bashkimit Europian, por edhe në sajë të pajisjeve teknike për kontrollin e kufirit të vendosura në përdorim të operacionit nga vendet anëtare dhe FRONTEX, thuhet në njoftimin e policisë.

20 shtete kontribuan në Operacion duke angazhuar punonjës policie dhe personel civil, me 7 profile të lidhura me detyrat e kontrollit kufitar (për mbikëqyrjen e kufijve, ekspertë informacioni, ekspertë të intervistimeve, oficerë mbështetës të Frontex, ekspertë të nivelit të avancuar të dokumenteve të udhëtimit, ekspertë të automjeteve të vjedhura, oficerë të vijës së parë të kontrollit) si dhe përkthyes (si pjesë e kontributit të Holandës).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS RINISJES/ Shënohet GOLI i parë në Premier League, ja kush e realizon
Previous article ALFRED PEZA/ Në kërkim të Shqipërisë së post- pandemisë!

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është Aktualitet

IRONIA/ Protestuesit “veshin” Ramën dhe Berishën me uniformë burgu: Për burrat është

"ME SHKU NË ZVËRNEC..."/ Zbardhen bisedat në "SkyEcc" që "dogjën" biznesmenët: Shesin mall çdo muaj... Aktualitet

"ME SHKU NË ZVËRNEC..."/ Zbardhen bisedat në "SkyEcc" që "dogjën" biznesmenët: Shesin mall çdo muaj...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT