Behar Bajri u kap dy javë pasi ishte mbajtur në vëzhgim nga pala shqiptare, e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze për të kryer arrestimin. 43-vjeçari mësohet se u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris. Në momentin e ndërhyrjes, Report Tv mëson se nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet ndonjë send i jashtëligjshëm me vete, si armë.
Bajri pritet të ekstradohet pas vendimeve të të gjitha shkallëve të gjyqësorit në Francë, të cilat do të japin fjalët e fundit. Ironikisht, Franca ishte vendi që dha materialet e bisedave të SkyECC që zbërthyen ngjarjet kriminale në kuadër të dosjes “Metamorfoza”. Pala shqiptare ka oficer tonin që qëndron në Francë dhe bënë vëzhgimin e personave që janë në kërkim ndërkombëtar.


