Sot dorëzuan tre parti të opozitës kërkesë zyrtare për tu regjistruar, në zgjedhjet e pretenduara nga presidenti Meta. Një letër e dërguar nga sekretari I përgjithshëm , Endrit Brahimllari ku LSI kërkon të regjistrohet për këto zgjedhje.
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është e vetmja parti aleate e Bashës, pasi letër pranë KQZ-s, dërguan edhe dy parti të tjera aleate të Bashës, PR e Fatmir Mediut dhe PAA Agron Duka. Ky dekret I 13 tetorit I presidentit Meta, duket se e ka “përçarë” opozitën pasi Basha nuk pranon të shkoj në zgjedhje me Ramën kryeministër.
Por tre partit kryesore aleate të Bashës, janë dakord me vendimin e presidentit. Duket se lëvizja e presidentit Meta I ndau opozitarë në kushtet që kishin vënë.
/AlpeNews.al



