Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lajmit për mosdekretimin nga ana e presidentit Ilir Meta, të kandidaturës për Ministër të Brendshëm, të propozuar nga kryeministri Edi Rama.
Postimi i Manjanit:
Mirmbrëma!
Në përgjigje të interesit shumë të madh të disa njerëzve përfshi edhe gazetarë, për mendimin tim në lidhje me mosdekretimin e zotit Sandër Lleshi, sqaroj se:
Arësyet e mosdekretimit i di me siguri Presidenti; duhet ti dijë mirë Kryeministri; ndoshta i di edhe vetë Sandri.
Ne të tjerët vetëm duhet të shohim lajmet.
Sa për Kushtetutën dhe ligjet, nuk kam çtë komentoj po u njohur me aktet zyrtare.
Natën e mirë!


