• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Meta mesazh Papa Françeskut: Mirënjohje për vëmendjen tuaj ndaj popullit shqiptar
Home
Shqipëri

Meta mesazh Papa Françeskut: Mirënjohje për vëmendjen tuaj ndaj popullit shqiptar

11 December, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Mesazh i Presidentit te Republikes, Sh. T. Z. Ilir Meta drejtuar Atit te Shenjte, Papa Françeskut. Shenjtëria Juaj, Kam nderin e veçantë që në emër të popullit shqiptar t’Ju shpreh mirënjohjen time të thellë për mesazhin Tuaj gjatë Meshës së Shenjtë të ditës së djelë dhe fjalët Tuaja mbështetëse, solidarizuese e inkurajuese për popullin shqiptar dhe vendin tim të goditur së fundi nga moti i keq dhe përmbytjet e shkaktuara prej tij.

Lutjet Tuaja Shenjtëri dhe vëmëndja e kujdesi që Ju dhe Selia e Shenjtë vazhdoni të tregoni ndaj Shqipërisë, mua dhe popullin tim, na mbushin me shpresë e besim dhe forcë e kurajë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit dhe për të qendruar më afër me njëri-tjetrin dhe familjeve, prindërve dhe fëmijëve të prekur nga pasojat e përmbytjeve.

Ndaj me Ju, Ati i Shenjtë, mendimin se, të gjithë së bashku duhet të ndajmë më shumë përgjegjësi, të tregojmë vetëdije më të qartë e të kujdesemi me më shumë përkushtim ndaj Planetin Tonë të dashur, për të përballuar dhe luftuar fenomenin shqetësues të ndryshimeve klimatike, duke marrë vendime kurajoze të cilat, në të njëjtën kohë, do të luftojnë edhe varfërinë dhe do të ndihmojnë njeriun dhe shoqërinë njerëzore të zhvillohet dhe të begatojë më tej.

Më lejoni t’ Ju siguroj sërish Ati i Shenjtë se ne jemi shumë të lumtur që ngjarje të rëndësishme historike dhe shpirtërore botërore qendrojnë në themelet e shëndosha të marrëdhënieve të veçanta institucionale mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë. Duke ju uruar jetë të gjatë dhe shëndet, ju lutem, pranoni Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fejohet çifti i showbizit shqiptar Klea dhe Elgit Doda. Ja çmimi i unazës (FOTO)
Previous article 10 mënyra sesi media manipulon mendjen tonë (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT