• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 mënyra sesi media manipulon mendjen tonë (Foto)
Home
Jetë

10 mënyra sesi media manipulon mendjen tonë (Foto)

11 December, 2017 k.autor Jetë

Pothuajse 30 vjet më parë, Noam Chomsky, një intelektual i famshëm, shkruante për strategjitë e manipulimit që përdor media. Ka kaluar disa kohë që nga shkrimet e tij. Tashmë kemi internet, Twiter, Facebook dhe shumë rrjete të tjera sociale, kështuqë media ka më shumë mënyra për të influencuar te ne. Por për fat të keq, kjo influencë nuk është gjithmonë pozitive. Media Bright Side ka treguar disa mënyra sesi gazetarët dhe mediat manipulojnë mendjen tonë.

1- Krijon Diversion


Kjo është strategjia e preferuar e medias. Të tregojë diçka ndryshe të çdo gjëje të gjallë.

2- Të zmadhojnë një problem. Siç i themi ne shqiptarët “Ta bëjnë qimen tra”.


Ndonjëherë një problem imagjinar ose I krijuar nga dikush, I cili përcillet në media mund të shkaktoj shumë reagime. Po marim rastin kur në vitin 2016, NASA botoi një artikull ku thuhej se shenjat e zodiakut do të ndryshonin pozicionet e tyre. Për shembull, virgjëresha do të bëhet luan. Ky artikull u botua në media të tjera si një zbulim shkencor duke thënë se 80% e njerëzve do të ndryshonin shenjën e tyre të horoskopit. Artikulli u përhap aq shpejt sa NASA u detyrua të bënte një shpjegim dhe të sqaronte se ishte thjesht një hipotezë.

3- Ndikon në të menduarit e njerëzve gradualisht


Media për të të krijuar një opinion të caktuar, të jep informacione të shkurtra të vazhdueshme. Kjo është një strategji përdoret për të formuar një imazh të një personi, produkti ose ngjarjeje.

4- Strategjia e “prindërimit”


Media ndikon dhe në përditshmërinë tonë duke na diktuar se cfarë është e mirë dhe cfarë është e keqe, si edhe kur duhet bërë dicka dhe kur jo. Në një formë apo në një tjetër audience është fëmija që duhet të “bindet” dhe media Prindi që mer vendime.

5- Të jenë gjithmonë shumë të sjellshëm


Disa reklama përdorin gjuhë, argumente, simbole dhe intonacione për fëmijët. Një komunikim i tillë i bën njerëzit më pak kritikë. Mediat kanë një mënyrë komunikimi urdhërues sepse definitivisht e di më shumë se ne.

6- Shtrëmbërojnë realitetin. Shumë emocione dhe pak të verteta


Lajmet dhe emocionet shkojnë gjithmonë së bashku, dhe nuk ka asgjë të mirë për këtë. Emocionet nuk ju lejojnë të perceptoni faktet në mënyrë kritike dhe objektive. Ato bllokojnë mendimet tuaja. Kjo shpesh çon në shtrembërim të realitetit.

7- Shumë lajme dhe pak informacon


Mediat dhe qeveria mund të manipulojnë një shoqëri nëse shoqëria nuk i kupton teknikat e medias. Kjo ndodh për shkak të mungesës së arsimimit.

8- Inkurajon njerëzit për të qenë mediokër


Mediat janë të kënaqura t’u tregojë njerëzve se është “në modë” të jesh budalla, vulgar dhe i pasjellshëm. Kjo është arsyeja pse ne kemi kaq shumë shfaqje televizive të mbushura me budallalliqe. Ata nuk janë vetëm për qëllime argëtuese, por edhe për largimin e vëmendjes nga problemet me të vërtetë serioze.

9- I bëjnë njerëzit të ndihen fajtorë


Kjo lloj strategjie është që t’i bëjnë njerëzit të fajësojnë veten për problemet lokale dhe globale. Njerëzit të fajësojnë veten dhe për luftërat që kanë filluar qeveritë, jo ata. Në vitin 2014, një foto e një djali që ishte shtrirë në mes të varreve të prindërve të tij u bë virale. Fotografia u paraqit si një foto nga një zonë lufte. Në fakt, fotografia ishte pjesë e një projekti që u dedikohet dashurisë për të afërmit.

10- I njohin njerëzit më mirë sesa vet ata e njohin veten e tyre


Mediat shpesh përpiqen të dinë gjithçka për të gjithë, por shpesh e kalojnë limitin. Ato kanë në dorë lajme nga jeta juaj që ndoshta as ju si dini dhe I paraqesin si ekskluzivitet të tyren. Gjë e cila ndodh me pjesën e showbizit. Kjo strategji ka hedhur në gjyq me njerëzit shumë media. Përgatiti AlpeNews.al

Burimi Bright Side

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meta mesazh Papa Françeskut: Mirënjohje për vëmendjen tuaj ndaj popullit shqiptar
Previous article Me këto foto në plazh, aktorja i bëri të gjithë për vete me linjat e saj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT