• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META MBYLL TUBIMIN/ Rama përgjigjet me Raportin e KE: I kryem me sukses detyrat
Home
Politikë

META MBYLL TUBIMIN/ Rama përgjigjet me Raportin e KE: I kryem me sukses detyrat

2 March, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Pak minuta pas përfundimit të tubimit të presidentit Ilir Meta, ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama, megjithatë në asnjë fjalë të reagimit të tij nuk flitet për paralajmërimin që kreu i shtetit bëri nga Bulevardi. Fokusi është raporti i Komisionit Europian.

“Ja çfarë thuhet në konkluzionin e Raportit të Progresit, që u publikua SOT nga Komisioni i Ri Europian:

Nën dritën e progresit domethënës dhe të faktit se kushtet e vendosura unanimisht nga këshilli Europian në qershor 2018 u plotësuan, komisioni i rekomandoi këshillit europian në paketën e zgjerimit 2019, hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Në tërësi, Shqipëria ka shtuar përpjekjet dhe ka arritur rezultate të mëtejshme e të qëndrueshme në fushat kyçe të identifikuara në konkluzionet e këshillit në qershor 2018. Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të komisionit në 2019 për të hapur negociatat me Shqipërinë mbeten në fuqi.

Pra, Komisioni i Ri Europian, jo vetëm rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë, por rikonfirmon duke e përforcuar, rekomandimin e Komisionit paraardhës, vitin e shkuar! Kjo do të thotë se Shqipëria i kishte kryer dhe ka vazhduar t’i kryejë me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.

A i hap apo nuk i hap Këshilli Europian negociatat paskëtaj, kjo është POLITIKË dhe u takon vendeve anëtare të vendosin, jo Shqipërisë! A e gjejnë apo nuk e gjejnë vendet anëtare konsensusin e nevojshëm për t’i dhënë Shqipërisë atë që i takon, kjo varet nga sa arrinë ato të harmonizojnë interesat e përveçme me interesin e përgjithshëm!

Hapen nuk hapen negociatat në mars, në qershor, në tetor apo në dhjetor, të këtij a të vitit tjetër apo të tjetrit pas tjetrit, kjo nuk është në dorën tonë po në duart e 27 vendeve anëtare të BE-së! Në dorën tonë është të bëjmë me sukses detyrat e shtëpisë, jo për hatër të tyre po për Shqipërinë europiane që duam për fëmijët tanë! Dhe a i kemi bërë apo jo detyrat, këtë ka vetëm një instancë që ka objektivitetin për ta thënë: Komisioni europian, i cili sot ka publikuar konkluzionin bashkëlidhur”, tha Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDET" FANSJA SHQIPTARE/ Ofron 20 mijë euro për të pirë një kafe me Maluma-n
Previous article VRASJA NË DURRËS/ Identifikohet një nga viktimat (EMRI+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT