Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar sot në 28 janar ankim në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër vendimit të 5 janarit, që caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ankimi është regjistruar në Apelin e Posaçëm më 26 janar, ndërsa Meta kërkon që vendimi i Shkallës së Parë të rishikohet dhe të lejohet lirimi i tij.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme, i marrë më 5 janar, e detyroi kreun e Partisë së Lirisë të qëndronte në “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve për akuza për korrupsion. Meta dhe avokatët e tij argumentojnë se masa e sigurisë ishte e tepruar dhe se ai nuk paraqet rrezik as për arratisje e as për pengim të hetimeve, raporton për Klan News gazetarja Glidona Daci.
Avokatët e Metës kanë deklaruar se ankimi në Apel do të shqyrtojë në detaje arsyetimin e vendimit të shkallës së parë, duke përfshirë procedurat e ndjekura nga gjykata dhe bazën ligjore të masës s
Meta po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, përfshirë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe lobime jashtë vendit. Hetimi i SPAK ka e ka dërguar ish-presidentin në qeli, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.
Në të njëjtin proces gjyqësor, ish‑bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.


