Lulzim Basha praktikisht që prej së shtunës, është jashtë loje, pasi drejtimi i betejës opozitare është marrë nga Ilir Meta.
Madje, këtë javë nuk ka lajmëruar as ndonjë protestë, në pritje se si do të vazhdojë beteja e Metës me mazhorancën.
Dhe, duke qenë se aktualisht është jashtë loje, sot ka mbledhur “5 të mrekullueshmit”, Mediu- Shehi-Ndoka-Duka-Dule, si dhe dhëndrin dhe drejtuesit kryesorë të PD-së, për të vendosur se çfarë do të bëjnë, në mënyrë që të bëhen edhe ata të dobishëm në betejën kundër Ramës.













