Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “absurde” dhe “çmenduri të madhe” se mësuesit që raportohen me COVID, humbin vendin e punës.
E pyetur për ankesat e prindërve se ka mësues që mungojnë, por që nuk raportohen me COVID, pra fshihen rastet me COVID mes arsimtarëve, Rama u shpreh se një gjë e tillë nuk ndodh, ndërsa sulmoi dhe kreun e PD- së, ndërsa tha se një “absurditet i tillë, është normal në teatrin e Lulzim Bashës”.
“Është absurditet të thuash e nëse raportohesh me COVID, humb vendin e punës, nj absurd që mund të tingëllojë normal në teatrin Lulzim Bashës, me aktorë që shfaqen rreth tij. Nuk ndodh, si mund të ndodhi, si mësuesi humbka vendin e punës nëse sëmuret? Marrëzie e madhe, nuk ka të tilla. Sa i përket që një prindi thotë që fshihen rastet, edhe ky është një absurd total. Nuk ka shanse, janë gjëra që thuhen midis morisë së gjërave që përfliten pabazë në këto kushte, ndaj i bëj thirrje të gjithëve t’i referohen autoriteteve”, u shpreh Rama.


