Akuzave të opozitës se po ndryshojnë diagnozën për viktimat e COVID, Rama tha se kjo nuk është aspak e vërtetë.
“Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme. Diagnozat i vendosin mjekët, nuk jemi ne, aq më pak politika të vërë diagnoza”, tha Rama.


