• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MËSOVA SHQIP NË…”/ Ambasadori britanik: Si qëndron e vërteta e artikullit të “The Sun” për kampin e refugjatëve
Home
Intervista

“MËSOVA SHQIP NË…”/ Ambasadori britanik: Si qëndron e vërteta e artikullit të “The Sun” për kampin e refugjatëve

11 October, 2021 F.autor Intervista, Politikë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith në një intervistë ekskluzive për Top Neës,  ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në gazetën britanike “The Sun” se Britania e Madhe dhe Shqipëria po negociojnë për ngritjen një kampi refugjatësh në vendin tonë.

Alastair King-Smith tha media britanike ka gabuar dhe kemi të bëjmë me një lajm të rremë.

“Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi. Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri”, tha ambasadori.

Ambasadori zbuloi se ka qendruar disa javë në Shkodër për të mësuar gjuhën shqipe dhe i ka bërë shumë përshtypje mikpritja shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Pyetje 1: Zoti Ambasador si fillim dua t’ju falënderoj shumë për këtë intervistë dhe në një farë mënyre t’ju uroj edhe mirëseardhjen në Shqipëri. Keni vetëm 30 ditë në vendin tonë.

Ambasadori: Faleminderit shumë. Është një kënaqësi e madhe të jem përsëri në Shqipëri dhe kam kaluar disa javë në Shkodër për të mësuar gjuhën shqipe.

Pyetje 2: Mund t’jua nis këtë intervistë në një mënyrë më të ëmbël për të folur për Shqipërinë dhe për pritshmëritë që kishit në fillim  kur do të vinit dhe si ju duket tani?

Ambasadori:Po patjetër edhe ka qenë e mrekullueshme të vij në Shqipëri. Dhe me të vërtetë për mua është mënyra se si Shqiptarët më anë mirëpritur, fillimisht kur po mësoja shqip këtu, por gjithashtu edhe gjatë muajit tim të parë këtu, të vizitoj vendin edhe të shoh vendin fantastik që keni dhe se sa mikpritës janë Shqiptarët.

Pyetje 3: Çfarë ka ndryshuar në mendimin tuaj në lidhje me Shqipërinë?

Ambasadori: Sinqerisht, ka forcuar mendimin tim se mikpritja që e pashë në Shkodër, është e shpërndarë në të gjithë vendin. Dha ka qenë kënaqësi e madhe të shohësh varietetin që keni përgjatë vendit, me plazhe, e male është një vend i mrekullueshëm për të vizituar dhe si dikush që vjen nga një vend tjetër, mendoj se respektohemi shumë por edhe shumë mikpritje.

Pyetje 4: … Nëse ka diçka tjetër që ju duket e veçantë mund të ma thoni, pse jo.

Ambasadori: Diçka tjetër që më pëlqen për Shqipërinë është shumëllojshmëria e ushqimit dhe kulturës, sepse ju keni bërë bashkë një përzierje të mrekullueshme të traditave shqiptare por edhe nga rajoni, kështu që me të vërtet mendoj se nga Shqipëria mund të presësh shumë.

Pyetja 5: Disa ditë më parë ka pasur një artikull në The Sun….Nuk e di a ka ndonjë reagim prej Londrës zyrtare, nëse ka pasur ndonjë bisedim me Kryeministrin Rama. Si qëndron e vërteta? Mund të na thoni nëse ka diçka të tillë?

Ambasadori: Patjetër [që mund tua them]. Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi. Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Është luftë mes të përkëdhelurve të Berishës dhe Bashës
Previous article MERO BAZE/ Megjithatë debati në PD po demokratizohet!

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT