Mëkatet e vogla në të ngrënë janë ato që ndoshta ju kushtojnë më shumë mund ju dhe organizmit tuaj. Në këtë artikull po ju tregojmë disa mënyra efikase me anë të së cilave mund të bini në peshë pa hequr tërësisht dorë nga ushqimet e preferuara.
Hani në porcione të vogla
Kështu do t’i jepni stomakut kohën e duhur për të dërguar në tru sinjalin e ngopjes.
Mos shmangni mëngjesin
Nëse nuk konsumoni mëngjes e gjithë dita ka për t’ju shkuar të uritur, gati për të ngrënë çdo gjë që ju del përpara.
Lëvizni
Nuk besojmë se ju duhet një shpjegim për të kuptuar pse aktiviteti fizik është i rëndësishëm për rënien në peshë.
Mos hani vetëm
Duke mos ngrënë vetëm do të keni mundësinë të bashkëbisedoni gjatë vaktit. Kështu detyrimisht do të hani më pak dhe më ngadalë.
Hani për Instagramin
Mund të duket e çuditshme, por ekziston një teori që thotë se njerëzit që i reklamojnë vaktet e tyre konsumojnë më pak nga këto të fundit. Provojeni!
Mos ja lini vetes mangët
Nëse do ta deytroni veten për të mos ngrënë diçka të caktuar, natyra juaj ka për të bërë që të keni gjithmonë e më shumë npes për atë lloj ushqimi. Kështu që më mirë mos i kurseni vetes asgjë, por tregohuni të kujdesshëm me sasinë.







