• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MËSOJENI TANI/ Kjo vitaminë redukton depresionin dhe ankthin
Home
Shëndet

MËSOJENI TANI/ Kjo vitaminë redukton depresionin dhe ankthin

18 June, 2023 s.autor Shëndet

Vitamina B6 duket se ndihmon në reduktimin e ankthit dhe depresionit, sipas një studimi të ri të publikuar në Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental.

Studiuesit në Universitetin e Reading në Angli matën efektin e dozave të larta të vitaminës B6 tek të rinjtë dhe zbuluan se pjesëmarrësit raportuan nivele më të ulëta të ankthit dhe depresionit pas marrjes së suplementit çdo ditë për një muaj.

Sipas Dr David Field, autori kryesor i studimit dhe profesor në Shkollën e Psikologjisë dhe Shkencave Klinike të Gjuhës në Universitetin e Reading, “funksioni i trurit mbështetet në një ekuilibër delikat midis neuroneve ngacmues që mbartin informacion dhe neuroneve frenues, të cilët parandalojnë aktivitetin kolateral”.

Ai shton se “teoritë e fundit i lidhin çrregullimet e humorit dhe sëmundjet e tjera neuropsikiatrike me prishjen e këtij ekuilibri, shpesh në drejtim të rritjes së niveleve të aktivitetit të trurit”.

Ai thotë: Vitamina B6 ndihmon trupin tonë të prodhojë një transmetues kimik specifik që frenon impulset në tru dhe bazuar në studimin tonë kjo ka një efekt qetësues duke kontribuar në uljen e ankthit tek vullnetarët.

Në studim, studiuesit u fokusuan në rolin e mundshëm të B6, i cili dihet se rrit prodhimin e Acidit G-Aminobutyric (GABA), i cili pengon impulset e trurit midis qelizave nervore.

Më shumë se 300 vullnetarë të përzgjedhur rastësisht morën B6 ose B12 në formë suplementi dietik, në 50 herë më shumë se doza e rekomanduar ditore, ose një tabletë Placebo, një herë në ditë për një muaj.

Studiuesit vunë re se B12 kishte pak efekt në krahasim me Placebo, ndërsa B6 kishte një ndryshim statistikisht domethënës.

Nivelet e rritura të GABA (neurotransmetues) në mesin e pjesëmarrësve që kishin marrë suplemente të vitaminës B6, u konfirmuan nga testet e kryera në fund të studimit, gjë që përforcon teorinë se B6 ishte përgjegjëse për reduktimin e ankthit. U zbuluan gjithashtu ndryshime delikate, por të padëmshme në funksionalitetin vizual, në përputhje me nivelet e kontrolluara të aktivitetit të trurit.

“Shumë ushqime, përfshirë tonin, qiqrat dhe shumë fruta e perime janë të pasura me vitaminë B6. Por dozat e larta të administruara në studim, tregojnë se vetëm me një suplement ushqimor mund të arrijmë një efekt pozitiv. Dhe është e rëndësishme të mbani mend se rezultatet janë paraprake dhe se efekti i B6 në ankth është i vogël, krahasuar me mjekimin klasik. Megjithatë, një ndërhyrje ushqyese ka qartësisht më pak efekte anësore sesa ilaçet, gjë që e bën atë më tërheqës për pacientët”, përfundon studimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË PD/ Kadilli: Nëse nuk reflektojmë, votuesit do të na refuzojnë edhe në 2025-ën
Previous article TURISTËT E DROGËS NË SHQIPËRI/ Dhjetëra të huaj janë arrestuar si shpërndarës në plazhet e vendit

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin Shëndet

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi Shëndet

BARBEKJU NË VAPË? Ja gabimet që mund të shkaktojnë zjarr dhe helmim nga ushqimi

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT