• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Meshkujt dhe femrat nuk qajnë njësoj, lotët dallojnë edhe në teksturë
Home
Jetë

Meshkujt dhe femrat nuk qajnë njësoj, lotët dallojnë edhe në teksturë

25 January, 2018 Q.Autor Jetë

Femrat të qarën e kanë të kushtëzuar biologjikisht kështu që ato gjatë jetës “lëshojnë” dukshëm më shumë lot se meshkujt, ndërsa me kontrollin mikroskopik mund të vërehet edhe dallimi gjinor në ndërtimin e gjëndrave të lotëve, shpjegojnë shkencëtarët.Duke studiuar dallimin konkret në mes lotëve mashkullorë dhe femërorë dhe lotëve në përgjithësi kanë zbuluar që kanali i lotit te mashkulli është më i madh se te pjesëtaret e gjinisë “më të butë”, prandaj te femrat lotët ndahen dhe rrjedhin ose rrëshqasin nëpër faqe, shpjegon dr. Louann Brizendine nga Universiteti California.

Lotët e meshkujve nuk ndahen por rrjedhin, si pikat. Lotët e tyre janë më të mëdhenj dhe bien në sasi më të madhe dhe më të shpejtë. Rrethanat shoqërore si dhe dallimet individuale kushtëzojnë se sa do ta ketë vështirë individi të përmbajë dëshirën dhe nevojën për të qarë.

“Nëse përjetojmë dhimbje të madhe, pikëllim apo frustrim, amigdala, si pjesë e sistemi limbik dërgon sinjale në pjesët motorike frontale të trurit, për ç’arsye frymëmarrja normale momentalisht mund të shndërrohet në dihatje e dënesje”, thotë dr. Brizendine.

Qajnë meshkujt “e ndjeshëm”

Djemtë për dallim nga vajzat kanë mekanizim e ndërtuar ashtu që ato sinjale udhëtojnë më ngadalë, ndërsa për shkak të rregullave shoqërore ata gjatë rritjes edhe më shumë mësojnë si të mbajnë kontrollin dhe t’i shtypin lotët.

Për këtë arsye, hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që rrethi reagon më pozitivisht ndaj meshkujve sesa ndaj femrave që qajnë, sepse konsiderohet se ata për këtë shkak janë më të ndjeshëm dhe “më të mirë” se meshkujt e tjerë.

Llojet e lotëve

Lotët e shpëlarjes kanë funksionin e lagjes dhe pastrimit të syrit nga papastërtitë, ndërsa krijohen kur syri është i irrituar, për shembull për shkak të qëndrimit në hapësirë të tymosur. Për dallim prej tyre, lotët emocional formohen si rezultat i stimuluesve të ndjenjave ose dhimbjes fizike dhe kanë më shumë proteina se lotët e shpëlarjes, ndërsa raporti i kripës dhe hormoneve është i njëjtë në të dy llojet e lotëve.

Prolaktini është një nga hormonet që mund ta gjejmë në lot, i cili përndryshe është i njohur i katalizator i laktacionit i cili u mundëson femrave dhënien gji. Prej moshës 18-vjeçare femrat kanë 50 deri 60 për qind më shumë prolaktinë në organizëm, çka mund të shpjegojë shkakun pse ato qajnë më shumë dhe më shpesh.

“Edhe pse mekanizmi i formimit të lotëve dhe qarjes nuk është tërësisht i qartë për shkencëtarët, dihet që njerëzit janë specia e vetme, që qan lot emocionalë,” tha dr. Ad Vingerhoets nga Universiteti Tilburg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mjekoni problemet me gjumin për më pak se një muaj!
Previous article Dyshohej për spiune ruse e ‘nivelit të lartë’, por vajza seksi ishte vetëm një…

Q.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT