• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MESHA E NGJALLJES SË KRISHTIT/ Imzot Dodaj uron: Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt në familjet tona
Home
Sociale

MESHA E NGJALLJES SË KRISHTIT/ Imzot Dodaj uron: Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt në familjet tona

5 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Krishti u ringjall. Mos kini frikë! U ringjall siç kishte thënë.” Ky ishte mesazhi që përshkoi meshën solemne të mesnatës në Katedralja “Shën Pali”, ku qindra besimtarë katolikë u mblodhën për të kremtuar festën më të rëndësishme të besimit të tyre.

Mesha u drejtua nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj nate të shenjtë.

“Kjo vigjilje që po përjetojmë së bashku është përvoja që njerëzimi priste që nga largimi prej kopshtit të Edenit. Në këtë kremtim janë me ne edhe të dashurit tanë që na paraprinë në jetën e pasosur, sepse Pashka vlen për të gjithë”, u shpreh ai.

Arqipeshkvi përcolli edhe një mesazh urimi për besimtarët, duke theksuar nevojën për rilindje shpirtërore në familje dhe shoqëri: “Pashkë të shenjtë që të jetë rilindje në shpirt në familjet tona, në çdo të ri e të re shqiptare. Me Zotin çdo shpresë e vdekur ringjallet dhe merr jetë me më shumë dritë e entuziazëm për të sotmen dhe të ardhmen”.

 

Në vijim, ai kujtoi se përfundimi i vigjiljes shënon fillimin e një dite të re, një simbolikë e ringjalljes dhe e shpresës. Gjithashtu, ai iu referua lutjeve të heshtura të besimtarëve dhe riteve të Udha e Kryqit, duke nënvizuar rëndësinë e reflektimit dhe sakrificës.

Në mesazhin e tij, Imzot Dodaj nuk la pa përmendur edhe konfliktet dhe luftërat që po prekin botën, duke shprehur lutjen që paqja dhe drita hyjnore të mbizotërojnë mbi errësirën.

Në përfundim të meshës, ai pagëzoi disa besimtarë, një rit që simbolizon fillimin e një jete të re në besim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASHKËT KATOLIKE/ Presidenti Begaj uron besimtarët: Kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja
Previous article "ANËTARËSIMI NË BE DERI NË 2030, OBJEKTIV REALIST"/ Ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT