Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga protestuesit kundër pushtimit rus në Ukrainë.
Përmes një fotoje e cila bën thirrje për ndalimin e luftës, Rama shkruan teksa citon vetë protestuesit: Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë.
Ndërkaq, ditën e djeshme Rama siguroi se vendi ynë është i gatshëm të presë qytetarët ukrainas që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pas sulmit nga Rusia.Sipas tij, kjo është një gjë e natyrshme që e ka bërë vendi ynë gjithmonë si një detyrë morale që do t’u trashëgohet fëmijëve si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij vendi dhe kombi.
Ai theksoi se e dha këtë informacion për të shmangur çdo spekulim, do vijnë 200 mijë, 300 mijë, pasi nuk bëhet fjalë për shifra të tilla. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Rama tha se edhe vendet e tjera kanë ofruar mbështetje për ukrainasit që braktisin vendin.



