• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Mesazhi brilant që përcjell filmi “Hachiko: A dog’s tale”
Home
Kulturë
Kinematografi

Mesazhi brilant që përcjell filmi “Hachiko: A dog’s tale”

16 December, 2017 k.autor Kinematografi, Kulturë

Ai është një nga filmat më të bukur dhe më prekës që ekzistojnë. Është e pamundur ta shohësh dhe të mos përlotesh me fundin e tij. Teksa lexon në fund të filmit edhe të dhëna që tregojnë se ai është bazuar në një histori të vërtetë, atëherë filmi bëhet edhe më i dhimbshëm për të gjithë.

Në qendër të filmit vendoset një qen, i cili mban peshën e një personazhi protagonist. Një professor e gjen rastësisht qenin në stacionin e trenit dhe e merr fillimisht në shtëpi, por duke pasur synimin që t’ia kthejë më vonë të zotit të tij. Ai dhe bashkëshortja e tij nuk e gjejnë të zotin e qenit, ndaj vendosin ta mbajnë atë. Profesori i vendos emrin Hachi (Emri vjen prej japonishtes dhe do të thotë 8. Emri nuk nënkupton në fakt numrin 8, por simbolin me numrin 8 horizontal, pra simbolin e infinitit, si për të treguar dashurinë e pafund të një qeni për të zotin e tij).

Qeni miqësohet shumë me të zotin dhe e shoqëron përditë profesorin për tek stacioni i trenit, si dhe e pret aty fiks në orën pesë pasdite, kur profesori kthehej nga puna. Mirëpo një ditë, fatkeqësisht profesori ndërron jetë prej hemorragjisë cerebrale dhe qeni vazhdonte dhe e priste po në të njëjtin vend. Sado që të gjithë i thonë qenit se i zoti i tij ka vdekur, ai prapë duket sikur nuk do ta pranojë atë fakt.

Gruaja e profesorit e shet shtëpinë dhe e dërgon qenin në shtëpinë e vajzës së saj, e cila jetonte me të shoqin dhe djalin e tyre. Mirëpo sërish qeni e gjeti mënyrën të dilte nga shtëpia dhe të shkonte e të pristë tek stacioni i trenit. E bija e profesorit shkon dhe e merr sërish nga atje, por pasi e sheh që qeni qëndron i mërzitur gjatë gjithë kohës, e lë më në fund që ai të rrijë tek stacioni i trenit, në të cilin e ushqenin punonjësit e bizneseve ngjitur.

Pas 9 vitesh, 9 muajsh e 15 ditësh pritjeje tek stacioni i trenit, Hachiko ndërron jetë dhe kjo e bën atë një simbol të dashurisë së qenve për të zotët e tyre. Aktualisht në Japoni, nga vjen edhe historia e vërtetë në të cilën bazohet filmi, ekziston edhe një statujë me qenin Hachiko që priti gjatë për të zotin e tij, i cili nuk u shfaq më kurrë për të…

Për ata që nuk i duan kafshët, ne sugjerojmë të shohin një herë këtë film dhe kanë për ta rimenduar atë që pohojnë. Qentë janë një dashuri e vërtetë, një simbol dashurie dhe besnikërie. Kjo është arsyeja se pse ky film prekës renditet ndër më të bukurit dhe më të pëlqyrit në shumë lista prestigjioze në 100 filmat më të mirë. Kjo ndodh pikërisht për shkak të fabulës dhe veprimeve, pasi në film nuk ka shumë komunikim për të vlerësuar aktorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit në Xibrakë. Mes të plagosurve, edhe një fëmijë
Previous article DURRËS/ Gruas i vjedhin portofolin me para, hajduti e godet dhe ikën (DENONCIMI)

k.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT