• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MESAZHET E PALMER ISHIN TË QARTA”/ Patozi: Basha të japë dorëheqjen
Home
Intervista

“MESAZHET E PALMER ISHIN TË QARTA”/ Patozi: Basha të japë dorëheqjen

10 April, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar vizitën e zyrtarit të lartë amerikan, Matthew Palmer.

Ai tha në TCH se mesazhet e zotit Palmer ishin të qarta, ku mesazhi kryesor shkoi për qeverinë dhe legjitimitetin e saj dhe i dyti për opozitën, e cila duhet të ri-integrohet në pozicionet e saja, të futet në zgjedhje.

“Zoti Palmer vjen në Shqipëri në pozitat e një shtetari të lartë amerikan dhe vjen këtu për të mbrojtur interesat amerikane. 

Misionin e ka realizuar. 

Nuk pati rezultat konkret për Shqipërinë, por besoj se ajo ishte një vizitë me mesazh që pati efekt të menjëhershëm. Palmer ishte i vrazhdë në qartësinë e tij. 

Opozita  është e detyruar që të futet në zgjedhjet dhe djegia e mandateve të shërbejë si një kauzë e shoqërisë shqiptare dhe se alarmimi i opinionit ndërkombëtar, nuk ka vlerë. 

Ky është një mesazh që u artikulua në të gjitha takimet e zotit Palmer”, tha Patozi.

Më tej Patozi foli edhe për qëndrimin publik të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe presidentit Meta.

Pas takimit, zoti Basha heshti në lidhje me atë që kishte diskutuar me zyrtarin e lartë amerikan, duke folur në vija të përgjithshme.

Për sa i përket zonjës, Kryemadhi, ajo është shprehur më e drejtpërdrejtë, duke thënë se shqiptarët i zgjedhin vetë problemet e tyre.

“Zonja Kryemadhi ka bërë një deklarate emocionale. Është e nxituar, gjë që nuk e pash tek bashkëshorti i saj, i cili ruajti një lloj qetësie dhe dashurie në lidhje me takimin që pati me zotin Palmer. Interes për shoqërinë tonë është të dijë se çfarë thonë Shtetet e Bashkuara për atë që ne e cilësojmë si krizë. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë aktorët politik”, tha Patozi.

Ndërkohë, djegien e mandateve, ish-deputeti demokrat e cilësoi si një gjest të gabuar dhe se kjo ka shkuar në interes të Edi Ramës. Sipas tij, Partia Demokratike është në udhëkryq të rrezikshëm

“Pra djegia e mandateve , është më e rëndë se gjithë zullumet e Edi Ramës. Këtë dhuratë ia ka bërë atij Lulzim Basha Kjo është një gafë politike dhe që Basha ka një mungesë vizoni. Basha ka gabuar në llogaritë e tij, së bashku me Monika Kryemadhin. Ka qenë një vendim i marrë nga 2 apo 3 persona. Zoti Berisha e ka mbrojtur fort këtë shtysë dhe mund të ketë ndikuar. Edhe sikur të jetë e vërtetë që Basha ka presion nga Berisha, ka përgjegjësi. Kjo tregon se është i padenjë që të drejtojë Partinë Demokratike. Për fat të keq Partia Demokratike është në udhëkryq të rrezikshëm, në greminë sepse në të dyja rastet sot në mesazhet që u dhanë dje, opozita është e humbur. Të hyjë në zgjedhje, është e humbur se i bie kauza dhe del që djegia e mandateve është një gabim, pra duhet të pranojë gabimin e djegies së mandateve. Në rast se nuk hyn në zgjedhje, bën një gabim akoma më të madh sepse humbet përfaqësimin në të gjitha nivelet dhe rrezikon zhdukjen”, tha ish-deputeti demokrat.

Më pas zoti Patozi shtroi edhe zgjidhjen, duke kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

“Në politikë çdo gjë ka zgjidhje. Si mundësi shikoj që Lulzim Basha të pranojë që ky ishte një gabim dhe të japë dorëheqjen, e të shpëtojë Partinë Demokratike. Besoj që Basha ia ka kaq borxh Partisë Demokratike, që të mos sakrifikojë PD së bashku me veten, në këtë qorrsokak. Mospjesëmarrja në zgjedhje është një akt ekstrem politik, i cili nuk gjen kurrë asnjë portë të hapur në Perëndim dhe Lindje. Zgjedhjet lokale janë shumë më të këqija se zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet lokale, nuk ka kurrë zgjedhje të parakohshme. Ai që merr mandatin, e çon deri në fund. Nëse nuk merr pjesë, i jep mundësinë Edi Ramës që të fitojë në 90 -100% të bashkive. Do të thotë që i ke dhënë në tavolinë një kapital të çmuar dhe kjo është një kosto e madhe për Partinë Demokratike , një përgjegjësi që unë nuk do ta mbaja kurrë mbi shpinë.

Nëse Basha jep dorëheqjen, udhëheqësi tjetër mund ta shpëtojë Partinë Demokratike sepse nuk ka përgjegjësi për djegien e mandateve e të futet në zgjedhje. Pse jo, mund të konkurrojë qeverinë , sepse qeveria nuk është sot kaq e fortë, jo për shkak të sondazheve, por për shkak se ka humbur shumë nga kredibileteti i saj”, u shpreh Patozi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLAROHET DATA/ Thaçi e Haradinaj do të takohen me Vuçiç e Bërnabiç në Berlin
Previous article HUMBJA NDAJ TOTTENHAMIT NË CHAMPIONS/ Mesfushori Gundogan: Kemi marrë vendime të gabuara dhe jemi...

F.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT