• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Mesazhet e Orest Sotës fundosin Tahirin: Zbulohet çfarë “nderi” i kërkon gruas së ish ministrit
Home
Aktualitet
Drejtësi

Mesazhet e Orest Sotës fundosin Tahirin: Zbulohet çfarë “nderi” i kërkon gruas së ish ministrit

12 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Krimeve të Rënda ndalon daljen e ish ministrit Saimir Tahirit jashtë shtetit. Kështu ish ministrit i është bllokuar pasaporta. dhe karta e ID. Bëhet me dije se ky bllokim erdhi pas mesazheve të të biznesmenit Orest Sota në drejtim të gruas së Tahirit ku i kërkonte ndërhyrje në tendera.

Sota SMS gruas së Tahirit për ndërhyrje në tenderë
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin në masës të sigurisë ndaj Sajmir Tahirit. Gjykata urdhëron që Sajmir tahiri të paraqitet çdo javë pranë prokurorisë së krimeve të rënda. Ndaj Sajmir Tahirit është vendosur detyrimi për t’u paraqitur pranë Prokurorisë. Shkaku i kësaj kërkese janë bërë disa mesazhe në aplikacione What’s up që janë gjetur në celularin e Orest Sotës.

Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me gruan e Sajmir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendshme. Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij.

Vendimi i Gjykatës i shpërndahet pikave kufitare
Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda i është shpërndarë policisë në pikat e kalimit kufitar. Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë. Pak ditë më parë, ish-ministri Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babain e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë. Vizita e Tahirit shkaktoi mjaft polemika.

Gjithashtu, Tahiri është në hetim nga Prokuroria edhe për akuzat si i implikuar në trafikun ndërkombëtar të drogës i kryesuar nga Habilajt.

Firma e Sotës rikonstruktoi komisariatin nr.6 në Tiranë

Firma e Orest Sotës “Eco Construction & Partners” shpk, e cila është themeluar në vitin 2015 në Tiranë, ka rikonstruktuar Komisariatin Nr. 6 të Policisë në Tiranë me vlerë 219 mln lekë të reja si n/ kontraktor. Tenderin për rikonstruksionin e komisariatit nr 6 e ka fituar firma “Fusha” ndërsa firma fituese ka kontraktuar “Eco Construction & Partners” shpk për rikonstruksionin.

Orest Sota u arrestua në Elbasan, pasi iu sekuestruan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy në emër të Saimir Tahirit dhe një në emrin e gruas së tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'ZYSHA INSTAGRAMIT'/ 64 vjeçarja e quan veten ikonë mode aksidentalisht, i habit të gjithë me stilin e saj (FOTO)
Previous article Metoda e re për të mbrojtur fëmijët që qëndrojnë vetëm në shtëpi. 'Google' prezanton zgjidhjen për prindërit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT