• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH URIMI PËR SHQIPTARËT/ Rama për ligjin anti-KÇK: Kush i ka shpëtuar drejtësisë, do të përgjigjet
Home
Politikë

MESAZH URIMI PËR SHQIPTARËT/ Rama për ligjin anti-KÇK: Kush i ka shpëtuar drejtësisë, do të përgjigjet

30 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur një ditë para ndërrimit të viteve ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur më 2019 dhe asaj që qeveria synon të realizojë më 2020.

Në këtë komunikim, Rama i është kthyer sërish të ashtuquajturit ligji anti-KÇK, duke thënë se kushdo që është akuzuar nga Prokuroria brenda apo jashtë vendit dhe i ka shpëtuar drejtësisë, do të përgjigjet.

“Viti 2020 duhet të shënohet si viti kundër forcës së krimit. Me të nisur Viti i ri tërmeti i shtetit do të bjerë fuqishëm mbi të fortët, që i bëjnë karshillëk komunitetit dhe këtij vendi, që nuk meriton njollën e pisllëkut. Kush është akuzuar nga Prokuroria dhe i ka shpëtuar drejtësisë, duhet të provojë pastërtinë e burimit të pasurisë. Kush i ka shpëtuar drejtësisë me anë të KÇK, do të përgjigjet”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se brenda vitit 2020 do të marrë fund historia e shërbimeve me dosje sa një mal, duke nënvizuar se punonjësit e shtetit do të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Nisja e një pune për të marrë veten pas tërmetit na jep mundësinë të bëjmë një Shqipëri tjetër. Duhet të shtyjmë me forcë përpara dhe duhet të bëjmë cdo punë që nuk duhet bërë që nesër. Me ndërtimin e shtëpive, do ta kthejmë Vitin e Ri një vit të ri, të shtëpisë sonë të përbashkët. Deri në fund të vitit 2021 ata plagë do të kthehen në forcë besimi. Brenda vitit 2020 cdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale, do hyjë në banesë më të mirë. Do të kemi ngritur kantieret e reja që më 2020. Me fillimin e sezonit të ri 2020 -2021, fëmijët e prekur do të shkojnë në shkolla të reja. Brenda vitit 2020 do marrë fund historia e shërbimeve me dosje sa një mal. Viti 2020 do të jetë epokë e re shërbimi. Punonjësit në shërbime do jenë shërbëtor të qytetarëve”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA PATUR NJË SULM NDAJ ''RTSH''-së! Këngët e “Festivalit të Këngës” nuk janë hequr për arsye teknike
Previous article KORÇË/ Babagjyshat në Paradë, marshojnë në mes të qytetit

F.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT