• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZH URIMI PËR SHQIPTARËT/ Rama: Nuk kam ëndërruar kurrë të bëhem i pasur, fitoj aq sa më mjafton për të jetuar
Home
Politikë

MESAZH URIMI PËR SHQIPTARËT/ Rama: Nuk kam ëndërruar kurrë të bëhem i pasur, fitoj aq sa më mjafton për të jetuar

30 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim përmbyllës për vitin 2019,  e duke cilësuar “shumë të vështirë” për shqiptarët dhe i kulmuar me lëkundjet vrastare të tërmetit në 26 nëntor, por edhe si një vit që i paraprin sipas tij disa reformave të rëndësishme ekonomike që do të mundësojnë në vitin e ardhshëm fillimin e një periudhe më pozitive.

Për sa i përket pikërisht tërmetit, Rama theksoi se pa solidaritetin e gjithë popullit bilanci mund të kishte qenë shumë më dramatik, dhe premtoi se brenda vitit 2020 “ familjet e prekura nga tërmeti do të hyjnë në një shtëpi më të mirë sesa ajo që kanë patur, ndërkohë që shkollat duhet të rindërtohen deri në shtatorin e ardhshëm”.

Por Kryeministri foli edhe për lajme të mira që vijnë nga nëntoka. Sipas tij, falë sasisë dhe cilësisë së lartë të naftës dhe gazit të gjetur veçanërisht në zonën e Shpiragut, dhe kontratat me kompani ndërkombëtare si ENI,  të rinforcuara në favor të shtetit shqiptar, “brenda 2021, do të shihet një rritje e madhe të parave të arkëtuara nga Shteti”, fillimi i një “dekade historike“  që do të “përmbysë pozitivisht parametrat ekonomike“ të vendit.

Nëntoka është pjesë e investimeve madhore që parashikohen për vitin e ardhshëm, ku u përmend Aeroporti i Vlorës, rruga Thumanë- Rrogozhinë dhe parqet voltaike në bregdet, si dhe investimi në infrastrukturën turistike të cilësisë së lartë.

Kryeministri foli edhe për kritikat dhe akuzat ndaj tij, duke thënë se ai është kritiku i parë i vetes  dhe i qeverisë, se ka të meta por “ është i racës së atyre që ka hyrë në politikë për të bërë ndryshim”, dhe kurrë nuk ka bërë premtime që nuk mund t’ i mbante.

“Unë nuk jam i varfër, por nuk kam ëndërruar kurrë të bëhem i pasur, fitoj aq sa më mjafton për të jetuar”, shtoi kryeministri shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAGJI" PREJ LEGJENDARI/ Rrahmani i lë të gjithë pa fjalë me “perlën“ e tij (VIDEO)
Previous article XHAKA DREJT KALIMIT NË GJERMANI? Trajneri Arteta befason: Nuk ishte grumbulluar sepse...

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë Aktualitet

PROTESTA/ Nga Ministria e Arsimit marshohet para Kryeministrisë! Asnjë incident me Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT