Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për vitin e ri 2020, në një video-mesazh shpërndarë në rrjetet sociale.
Kryefjalë e urimit të tij ishte tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit me 51 viktima e qindra të plagosur.
“Mrekulli nga dora e Zotit ishte për kryeministrin Edi Rama fakti që tërmeti tragjik nuk shkaktoi një bilanc edhë më të përgjakshëm, e po ashtu ishte edhe mrekulli e miqve që iu gjendën Shqipërisë në ditë të vështira.
Energjia pozitive që gjeneroi pas tërmetit, u bë vetë momenti i fillimit të ri për Shqipërinë që duam, tha Rama. “Nuk duhet ta humbim këtë momentum të ri për të kapitalizuar rilindjen ekonomike e sociale që ka prodhuar ky fundvit dramatik, nuk kemi kohë për të humbur, duhet të shtyjmë me forcë përpara dhe të bëjmë pa humbur kohë çdo punë që nuk dihet lënë më për nesër”, u shpreh shefi i mazhorancës.
Brenda 2020-ës kush ka humbur shtëpinë do hyjë në shtëpi të re. Deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jënë hapur kantieret e lagjeve të reja. Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksionet të ndërtohen nga e para deri në shtator, theksoi Rama.
“Fëmijët e shkollave të rrënuara duhet ta nisin mësimin në shkolla të reja, me kushte shumë më të mira se ato që kishin para tërmetit”, tha ai.
“Gëzuar Vitin e Ri 2020! Ardhtë i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet tuaja. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, thotë kreu i qeverisë.
VIDEO
“Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Ardhtë i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet tuaja🙏
Zoti e bekoftë Shqipërinë”, shkruan Rama.
Gëzuar Vitin e Ri 2020!Ardhtë i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet tuaja🙏Zoti e bekoftë Shqipërinë!🇦🇱
Gepostet von Edi Rama am Montag, 30. Dezember 2019


