• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MESAZH PREKËS PAS SHËRIMIT/ Skënder Brataj: COVID-19 më kafshoi, tentoi të më marrë frymën, por…
Home
Sociale

MESAZH PREKËS PAS SHËRIMIT/ Skënder Brataj: COVID-19 më kafshoi, tentoi të më marrë frymën, por…

14 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, reagon për herë të parë pas shërimit nga koronavirusi, ku jep një mesazh prekës, teksa i drejtohet vetë virusit.

Duke e quajtur “të pabesë”, Brataj tregon momentet e vështira të sëmundjes, ku shprehet se virusi e kafshoi dhe tentoi t’i marrë frymën, por nuk ja doli dot, sepse ai kishte mbështetjen e mi

Brataj ka dalë negativë në të dy testet e COVID-19, duke mposhtur këtë virus të rrezikshëm.

Mesazhi i Bratajt:

Për herë të parë u kënaqa pa masë me fjalën dy herë:

“NEGATIV”!

I nderuar Coronavirus i pa besë!
Ju erdhët fshehtas…
Fshehtas punuat dhe kërkuat me çdo kusht trupin tim, ndërsa isha me kolegë në front duke u përgatitur si të mbroheshim nga ty. Ju filluat të më kafshoni dhe të më bëni që të vuaj duke më hequr buzëqeshjen, duke tentuar të më mernit edhe frymën! E vërteta është se edhe më frikësuat për një moment, më bëtë të ndjehem i pasigurt, sepse këtë herë isha pacient, isha i dobët, i zbehtë, i hutuar dhe i lënduar. Isha i pa përgatitur sepse ishte hera e parë që takoheshim.

Por Ju Coronavirus harruat se pas sulmit tuaj, që shkaktonte shumë dhimbje, kishte një mbështetje shumë të madhe të qindra njerëzve, miqve, shokëve dhe mbi të gjitha familjes. Lutjet e shumë njerëzve në të gjitha besimet, më bënë që të ndjehem i mbrojtur, i rrethuar me humanizëm, me dashuri dhe solidaritet dhe unë normalisht do të nxisja vullnetin dhe kurajon, për të të luftuar me të gjitha forcat.
Wau Wau, ja dola!

Ju humbët me mua, por na ndryshuat dhe na bëtë të reflektojmë të gjithëve, se një qënie kaq e vogël si ju, mundët të bllokonit një botë kaq të madhe në pak kohë. Ju na mësuat që lufta me ju do të vazhdojë, prandaj ne po studjojmë të gjitha pikat e dobëta që keni, sepse jemi të sigurt që do ta fitojmë luftën kundër jush.

Mendoni se bota nuk ka çfarë t’ju bëj? Mendoni se bota do të rri duarkryq? GABONI!
Na mësuat që Jeta është e shtrenjtë, jeta është e bukur, ajo jetohet vetëm njëherë, jeta është pasuria më e madhe që kemi, është gjëja më e çmuar, prandaj ajo duhet jetuar!

Për këtë keni të drejtë, ajo duhet respektuar, asaj duhet ti kushtohemi më shumë.
Ju na rikujtuat që jeta e të gjitha shtresave të shoqërisë para sëmundjeve është e barabartë.
Por, për ju Coronavirus, pra COVID-19, është pak ndryshe; jeni më i shpejtë, shpërndahesh shumë, në një kohë të shkurtër dhe shkaton shumë demtime.
Është hera e parë që trajtimi yt është i njëjtë për të gjithë.
Është hera e parë që COVID-19 kurohet dhe vlerësohet njësoj për të gjithë pa dallim:
pa privilegje,
pa arrogancë,
pa njohje,
pa moshë,
pa besim fetar,
pa pasuri,
pa pozitë,
pa ngjyrë politike!
Ne do ta fitojmë luftën kundër teje, sepse do të privohemi nga liria, nga pasuria, nga mirëqënia, nga privilegjet, nga përqafimet, nga shumë gjëra te tjera për aq kohë sa do të na duhet për të të mundur!
Do ja dalim të gjithë së bashku!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Raportohen 60 viktima të reja nga COVID-19 në Indonezi
Previous article STUDIMI/ Një e treta e pacientëve Covid-19, me probleme neurologjike

F.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT