Një “mesazh” me disa të shtëna armësh pranë banesës së tij në një fshat të Pukës, kanë shqetësuar 41-vjeçarin, i cili ka kërkuar ndihmë duke denoncuar ngjarjen në polici.
Ngjarja ka ndodhur natën e kaluar në fshatin Kaftall, ndërsa policia sqaron se denoncuesi ka qenë i dënuar për vrasje në Greqi.
Komisariati i Policisë Pukë – Informacion paraprak.
Më datë 31. 07. 2018, shtetasi A. M., vjeç 41, banues në fshatin Kaftall, i dënuar në Greqi, për vrasje, kallëzon se më datë 30. 07. 2018, rreth orës 21:10, në afërsi të banesës, persona të pa identifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri, nuk ka të dëmtuar.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


